Petro Vullkani
Petro Vullkani (rumanisht: [Petru Vulcan ose Petru Ghinu] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) </noinclude>;[1] Tërnovë, 1866 - Konstancë, 4 shkurt 1922) ka qenë poet, prozator, publicist, nismëtar i qerthullit letrar "Ovidiu" në Konstancë, i cili hapi edhe bibliotekën e parë publike në qytet.[2] Një rrugë në Kostancë mban emrin e tij.[1]
Biografia
RedaktoU lind më 1866 në Tërnovë në emrin e vërtetë Petru Ghinu (Petro Jani?), në vilajetin e Manastirit, pranë qendrës së vilajetit. I ngelur jetim nga të dy prindët, të afërm të tij e thirrën në Rumani, në Hinova, afër Turnu Severin, më 1880. Ndoqi Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Bukuresht dhe më 1897 u vendos në Kostancë, ku jetoi deri kur ndërroi jetë më 4 shkurt 1922.[1]
Bashkëkohësit e tij e çmonin se Petro Vullkani ishte për Dobruxhën, në vogëlsinë e vet, atë që Heliade dhe Asachi ishin për viset e Muntenias dhe Moldavisë. Vullkani ishte pionier i letërsisë dhe kulturës rumune në Dobruxha duke përçuar shkrime, të përkohshmen "Ovidiu".[1]
Referime
Redakto- ^ a b c d Tudor, Paula (9 shtator 2012). "Petru Vulcan, omul din spatele străzii". cugetliber.ro (në rumanisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Apostoleanu, Corina-Mihaela; Stelia, Luminiţa; Dobre, Angela-Anca (2020). Enciclopedia de presă a Dobrogei. 1878-1944 (në rumanisht). Constanţa: Ex Ponto. fq. 430. ISBN 978-606-598-863-7.