Pica është një pjatë me origjinë italiane e përbërë nga një bazë zakonisht e rrumbullakët, e sheshtë e brumit me bazë gruri të thartuar, i mbushur me domate, djathë dhe shpesh përbërës të tjerë (siç janë lloje të ndryshme salsiçesh, açuge, kërpudha, qepë, ullinj, perime, mish , proshutë etj.), e cila më pas piqet në temperaturë të lartë, tradicionalisht në furrë me dru.

Një picë e prerë në 8 feta, me 1 pjesë të së cilës është hequr një kafshatë.

Termi pica u regjistrua për herë të parë në shekullin e 10-të në një dorëshkrim latin nga qyteti i Italisë jugore Gaeta në Lacio, në kufi me Kampaninë. Raffaele Esposito shpesh vlerësohet për krijimin e picave moderne në Napoli.[1][2][3][4] Në vitin 2009, pica napolitane u regjistrua në Bashkimin Evropian si një pjatë specialiteti tradicionale e garantuar. Në vitin 2017, arti i bërjes së picës napolitane u shtua në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale.[5]

Pica dhe variantet e saj janë ndër ushqimet më të njohura në botë. Pica shitet në një shumëllojshmëri restorantesh, duke përfshirë piceri (restorante të specializuara të picave), restorante mesdhetare, përmes dërgesës dhe si ushqim në rrugë. Në Itali, pica e servirur në një restorant prezantohet pa feta dhe hahet me thikë dhe pirun.[6] Sidoqoftë, në mjedise të rastësishme, pritet në copa për t'u ngrënë ndërsa mbahet në dorë. Pica gjithashtu shitet në dyqane ushqimore në forma të ndryshme, duke përfshirë të ngrira ose si komplete për vetë-montim. Më pas ato gatuhen duke përdorur një furrë shtëpiake.

Në vitin 2017, tregu botëror i picave ishte 128 miliardë dollarë dhe në SHBA ishte 44 miliardë dollarë i shpërndarë në 76,000 piceri.[7] Në përgjithësi, 13% e popullsisë amerikane të moshës dy vjeç e lart konsumoi pica në çdo ditë të caktuar.[8]

Historia e Picës

Redakto

Greket e lashte e mbulonin bukën e tyre me ullinj, erza dhe djathë. Romaket shpiken placentën qe ishte një sipërfaqe me miell e mbushur me djathë dhe mjaltë dhe me gjethe dafine. Pica moderne e ka origjinën ne Itali dhe mban emrin "Pica Napoliane" me domate. Me pas ne 1889 iu shtua djathi. Nje histori qe tregohet për picën është qe Mbreti Ferdinand kur ishte duke vizituar një lagje te varfër ne Napoli, donte te zhyste dhembet ne një ushqim qe nga oborri mbretëror u quajt Pica.

Metodat bazë të pjekjes

Redakto

Baza e picës mund te jete e gjere sipas llojit te picës. Mund te jete e holle sipas stilit te Picës Romane dhe e holle sipas stilit te Pice se Çikagos. Ajo mund te jete e thjeshte, por gjithashtu mund te jete e mbuluar me gjalpë, hudhra, ose erza, ose e mbushur me djathë.

Ne restorante, ajo mund te piqet ne furra me dru, ose ne furrat e pjekjes elektrike. Furrat me dru për pjekjen e picës përdoren vetëm ne restorantet e shtrenjte. Ajo mund te piqet direkt duke e vendosur te pambuluar ose ajo mbulohet nga një mbështjellje alumini. Pica e bere ne shtepi, behet ne një furre te rregullt dhe vendoset ne ene te rrumbullakëta për te imituar formën e picës. Nje opsion tjetër është edhe Grilled Pizza ose Pica e Pjekur ne barbikju.

Llojet e Picave

Redakto

Pizza Napolitana

Redakto

Keto pica gatuhen me perberes perkates si psh : Me domatet San Marzano, te cilat rriten ne pjesën jugore te Malit Vezuvio dhe Mozarelat di Bufala Campana, te bëra me qumështin e marre nga kafsha Water Buffalo qe rritet ne zonat e Campanias dhe Lazios, ne një vend gjysme te egër qe është i mbrojtur me ligj. Per sa i përket menyres se si behet brumi : Si fillim do te hidhet mielli, kripa dhe uji. Keto do te punohen me mixerin deri sa brumi te vije ne një forme te konsiderueshme. Me pas kur i jeper forma brumit duhet punuar me dore dhe me asnje lloj makinerie. Trashesia e brumit nuk duhet te jete me shume se 3 mm. Pica duhet te piqet për 60-90 s ne temperaturën 485 °C. Picës Napolitana i është dhëne statusi "Specialiteti tradicional i garantuar" ne Itali.

Kjo lloj pice lejon vetëm tre lloj variantesh qe janë Pizza Marinara qe behet me domate, hudhër, oregano dhe vaj ulliri, Pizza Margarita qe behte me domate, mazarela e grire, borzilok dhe vaj ulliri dhe Pizza Margarita Extra e bere me domate, mozarela, borzilok dhe vaj ulliri.

Pica në Romë

Redakto

Ashtu si edhe ne shume vende te tjera është e disponueshme ne dy forma : Pizza Rustica, e cila është e bere ne një ene drejtkëndëshe dhe e trashe 1 cm. Kjo lloj pice shpesh here piqet ne furrat elektronike. Forma tjetër e Picës ne Rome është ajo qe quhet Pizza Romana. Ajo ka forme te rrumbullaket dhe është e holle. Ingridientet e saj janë domate, mozarela, anchovies dhe vaj.

Pica Vieneze

Redakto

Domate, mozarela, salcice gjermane, oregano dhe vaj.

Pica Capricciosa

Redakto

Mozarela, domate, kerpudha, artichoke, proshute, ullinj, vaj.

Pica Katër Stinët

Redakto

Permban disa nga ingridientet e Capricciosez, por jo te perziera.

Pica Katër Djathërat

Redakto

Domate, mozarela, stracchino, fontina, gorgonzola.

Pica Siciliane

Redakto

Ka forme drejtkendeshe dhe eshte e mbushur me salce domateje, djathe. Kjo lloj pice eshte prezantuar per herr te pare ne 1994.

Pica e Bardhë

Redakto

Salce domateje, salce e tharte. Vendet e lindjes ne SHBA, i hedhin kesaj pice mozarela, djathe, vaj ulliri, borzilok dhe hudher.

Pica Ripieno

Redakto

Eshte e mbushur me ingridiente, sallam, mozarela. Kur piqet ne fillim, ka formen e nje gjysme rrethi.

Pica në Australi

Redakto

Ne Australi jane te disponueshme picat italiane, por gjithashtu perdoren edhe Pizza Australiana. Kjo lloj pice ka per perberes Salce te zakonshme domateje, djathe mozarela me bejkon dhe veze. Karkalecat e detit jane te perdorshem ne disa raste ne kete lloj pice.

Pica në Brazil

Redakto

Ne Brazil pica eshte sjelle nga emigrantet italiane. San Paolo tashme e quan veten si "Kryeqyteti i Pices ne Bote". Ky vend ka 6000 vende picash dhe 1,4 milion pica konsumohen ne dite. Thuhet qe picat e para braziliane jane pjekur ne Bras te San Paolos ne fillim te shek. te 20. Deri ne 1950 picat ne Brazil gjendeshin ne komunitetet italiane, me pas ajo u perhap ne te gjithe popullsine. Picerite me tradicionale jane te gjendura perseri ne lagjet italiane sic jane Bexiga dhe Bela Vista.

Pica në Indi

Redakto

Ne indi pica perdoret si nje fast food ne zona urbane. Ingridientet e pices indiane bazohen kryesisht ne prodhimet vendase si pula Tandoori dhe Paneer. Picat indiane behen me pikante, krahasuar me picat ne vendet perndimore, ne menyre qe ti pershtaten shijes indiane.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Arthur Schwartz, Naples at Table: Cooking in Campania (1998), p. 68. ISBN 9780060182618.
  2. ^ John Dickie, Delizia!: The Epic History of the Italians and Their Food (2008), p. 186.
  3. ^ Father Giuseppe Orsini, Joseph E. Orsini, Italian Baking Secrets (2007), p. 99.
  4. ^ "Pizza Margherita: History and Recipe". ITALY Magazine. 14 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2013. Marrë më 2022-02-21. {{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Naples' pizza twirling wins Unesco 'intangible' status". The Guardian (në anglishte britanike). London. Agence France-Presse. 2017-12-07. ISSN 0261-3077. Arkivuar nga origjinali më 2017-12-07. Marrë më 2017-12-07.
  6. ^ Naylor, Tony (6 shtator 2019). "How to eat: Neapolitan-style pizza". The Guardian. London. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2019. Marrë më 20 shtator 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Hynum, Rick. "Pizza Power 2017 – A State of the Industry Report". PMQ Pizza Magazine. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2017. Marrë më 28 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Rhodes, Donna; etj. (shkurt 2014). "Consumption of Pizza" (PDF). Food Surveys Research Group Dietary Data Brief No. 11. USDA. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 30 shtator 2017. Marrë më 27 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)