Pjeshka
Pjeshka (lat. Prunus persica), është një pemë që bën pjesë në familjen e Rosaceae. Kjo lloj peme ka shumë nënlloje që njihen kryesisht me emrin pjeshkë apo nektarinë (lëvorja e frutit pa push) po ashtu edhe frutat përkatëse.
Pjeshka
|
Nënllojet dhe varietetet
RedaktoKa qindra kultivarë të ndryshëm të pjeshkës. Një nga ndarjet që mund të bëhet midis këtyre kultivarëve është ai midis atyre që kanë farën të ndarë nga tuli i frutit dhe atyre që e kanë farën të lidhur me frutin.
Nektarina
RedaktoVarieteti P. persica var. nucipersica (ose var. nectarina) që njihet me emrin nektarina është me lëkurën e frutit pa push. Edhe pse varietete të të njëjtit lojj, nektarina dhe pjeshka në tregëtim trajtohen si të veçanta.
Nryshimi në lëkurën e frutit krijohet nga një ndryshim i vetëm gjenetik tek varianti nursicpersica.
Pjeshktarina
RedaktoËshtë një kombinim midis nënllojit pa push dhe atij me push.
Përdorimi
RedaktoFrutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë.
Vlerat ushqyese
RedaktoPjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.pjeshka Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë.
Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.