Plazhi i Golemit' i dyti per nga madhesia, pas atij te Durresit, nis nga Shkëmbi i Kavajës dhe perfundon tek derdhja e perroit te Leshniqes, ne nje gjatesi prej 5 kilometra. Ka rere te pastert, te bardhe, e cila, se bashku me gjelberimin e perhershem te pishave dhe kaltersine e detit, krijon nje harmoni trengjyresh mjaft terheqes e shlodhes. Brezi mbrojtes i pyllit me pisha (Pinus halapensis dhe Pinus pinea) te mbjellura nga njeriu, ka krijuar nje mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shume vlerat ketij plazhi. Fauna e gjalleron kete zone, me elementet e dunave dhe te pyllit. Nder me te permendurit jane lepuri i eger, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme, ndersa ne pyll rriten qukapiku, laraska, bilbili, gjelza pikaloshe, etj.

Plazhi i Golemit

Gjeografia

Redakto

Vija bregdetare e Kavajes sipas Shqipëria.com ka nje gjatesi prej 34–35 km dhe permban nje larmi te madhe plazhesh, ranor, shkembor, me zall, te zhveshur, te gjelber, etj. Ajo ka gjithshtu, nje flore dhe faune te pasur ne toke dhe ne det.

Gadishulli i Karpenit

Redakto

Plazhi i Karpenit, ne jug te Golemit, nis nga derdhja e perroit te Dracit dhe arrin derti ne kodrat e Karpenit, ne nje gjatesi 1,5 km. Nuk eshte i gjelber. Fusha perreth eshte e kripezuar dhe ka nje faune tipike baltovine, me pak shpende si; bishtetundesi i bardhe, drenja e fushes, vraponjesi gushbardhe, sqepholli i xunktheve, dallandyshja e detit etj..Duke qene 6 km. larg nga rruga automobilistike eshte pak i frekuentueshem, nderkohe qe vitet e fundit ne kodrat prane detit jane ndertuar disa vila tip alpine.

Carinë

Redakto

Plazhi i Carines (i Bagose) shtrihet ne qender te gjirit me te njejtin emer, qe fillon nga kodrat e Karpenit deri tek kepi i Lagjit. Eshte nje plazh me rere te bardhe dhe te paster, me kodra te zhveshura, qe e bejne ate nje plazh te vetmuar me flore e faune te varfer.Bardhori, ka nje vije plazhi prej 5–6 km gjatesi, me gjelberim te perhershem, me dafina e mare, duke krijuar disa variacione me rere, gure apo dhe shkembor. Uji ne bregdet eshte i paster dhe mjaft i thelle. Parashikohet ndertimi i vilave turistike 2-3 kateshe te frekuentuara si nga deti ashtu dhe nga toka. Ujrat jane mjaft te pasur me peshq si levreke, koca, karkalec, etj. Rruga automobilistike prej 10 km. nga qyteti i Kavajes e bejne konkuruese me Rivieren e Jonit, duke e konsideruar "perla e Adriatikut".

Spilleja

Redakto

Plazhi i Spilles dhe Grethit, ne nje gjatesi te perbashket prej 8 km. nis nga Guri i Lemuar e perfundon ne grykderdhjen e lumit Shkumbin. Rera eshte e paster dhe e erret, pershkuar nga disa duna e nje brez mbrojtes pyjor. Eshte mjaft i pershtatshem per gjuetine e peshkut e te shpendeve te egra ku vecohen rosa, pulbardha, cafka, etj. Parashikohet te zhvillohet si zone turistike familjare, duke mundesuar ngritjen e fshatrave, apo hoteleve komode, qe mund te frekuentohen si nepermjet rruges tokesore, ashtu dhe detare nga Italia.Plazhi i Gjeneralit, ka nje gjatesi 5–6 km, eshte pak i njohur nga turistet dhe ka gjelberim te perhershem, uje te paster e te thelle. Emrin e ka trasheguar nga nje gjeneral italian qe vinte per pushime gjate viteve 1930-1935. Zona renore ka gjatesi 400 metra e gjeresi 50 m, duke perfunduar me shkembinj natyrale qe zhyten ne det.

Shih edhe

Redakto