Plenumi IV-rë i KQ të PKSH
PLENUMI IV I KQ TË PPSH(Qershor 1973). U mbajt nga 26-28 qershor 1973. Dëgjoi raportin e Byrosë Politike të KQ të Partisë «Të thellojmë luftën ideologjike kundër shfaqjeve të huaja dhe qëndrimeve liberale ndaj tyre», mbajtur nga Sekretari i Parë i KQ të PPSH shoku Enver Hoxha. P. mori në shqyrtim përfundimet e diskutimit në masat popullore për luftën kundër ndikimeve të huaja e qëndrimeve liberale ndaj tyre, si dhe veprimtarinë armiqësore të F. Paçramit e T. Lubonjës. Plenumi vuri në dukje se Shqipëria socialiste është objekt i një agresioni frontal ideologjik të përhershëm, thelbin e të cilit e përbën nxitja e liberalizmit në të gjitha fushat. P. e vlerësoi si një problem të madh e jetik luftën kundër ndikimeve të ideologjisë së huaj borgjeze e revizioniste dhe analizoi gjerësisht ato sfera të jetës shoqërore ku u dukën shfaqje të huaja.
Në letërsi e në arte elementët armiq, nën maskën e luftës kundër konservatorizmit, kishin bërë përpjekje për t’i hapur rrugën liberalizmit, për të larguar letërsinë dhe artet tona nga rruga e realizmit socialist. Në qendër të goditjes ata vunë parimin e udhëheqjes së Partisë në letërsi e arte. Në P. u kritikua Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve disa drejtues të së cilas kishin lejuar përhapjen e koncepteve e teorizimeve të huaja për letërsinë dhe artet tona. Përgjegjësi për këto kishte edhe Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, e eila kishte nënvleftësuar rrezikun e liberalizmit dhe ishte tërhequr para presioneve liberale. Punë armiqësore kishin kryer F. Paçrami e T. Lubonja me grupin e tyre antiparti, të cilët shtrembëronin e sabotonin vijën e Partisë në këta sektorë. P. u vuri si detyrë organizatave dhe organeve të Partisë të forconin udhëheqjen e Partisë në fushën e letërsisë e të arteve, punën ideologjike me punonjësit e këtyre sektorëve për armatosjen e tyre akoma më mirë me teorinë marksiste-leniniste, me vijën dhe mësimet e Partisë e të shokut Enver Hoxha. P. trajtoi në mënyrë më të thellë problemet e edukimit etikomoral e qytetar të masave e në mënyrë të veçantë të rinisë, edukimin e tyre me shije estetike proletare dhe mënyrën socialiste të jetesës. Edhe në këtë fushë ishte e domosdoshme të thellohej lufta kundër liberalizmit pa Iënë pas dore luftën kundër konservatorizmit. Rol të veçantë në këtë fushë do të luante BRPSH. P. kërkonte nga kjo organizatë të kapërcente të metat që ishin vërtetuar në veprimtarinë ideologjike, kulturore e organizative të saj dhe të forconte në mënyrë të gjithanshme punën edukative me rininë.
Në fushën ekonomike P. tërhoqi vëmendjen për shfaqjet e voluntarizmit, subjektivizmit, e nënvleftësimit të ligjeve ekonomike; kritikoi dikasteret ekonomike për shfaqje e qëndrime jo të drejta dhe theksoi nevojën e kuptimit e të zbatimit të drejtë të raportit midis centralizmit e aemokracisë në drejtimin e ekonomisë, si kusht i domosdoshëm për t’u mbyllur shtigjet shfaqjeve të liberalizmit e thyerjeve të disiplinës së planit në ekonomi. P. dënoi dhe likuidoi grupin armiqësor të F Paçramit e T. Lubonjës, të eilët i përjashtoi nga KQ i Partisë dhe i shkarkoi nga funksionet që mbanin. Konkluzionet e vendimet e Plenumit IV të KQ e forcuan edhe më shumë unitetin e Partisë, e ngritën në një shkallë më të lartë vigjilencën e gatishmërisë luftarake të saj dhe shërbyen për thellimin e luftës klasore kundër ndikimeve të ideologjisë borgjezo-revizioniste.