Pllotarja
fshat në Greqi
(Përcjellë nga Pllotareja)
Pllotare (greqisht: Πλαταριά/Platariá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Pllotare
Πλαταριά | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 955 |
Emri i banorëve | Pllotarit |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Pllotarja kufizohet me Ledhezën e Grykohorin, nga jugu me Vrisin, nga lindja me Nistën dhe nga jugu e perëndimi me detin Jon. Para Luftës së Dytë Botërore, Pllotarja kishte këto lagje: Bregu dhe Skaloma.[1]
Toponimet të fshatit Pllotare:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Allës - arë, në VP.
- Ar’ e Bibes - arë, në P.
- Ar’ e Hoxhës - arë e ullinj, në L.
- Ar’ e Kallëmit - arë, në V.
- Ar’e Memës - fushë që vaditet, në P.
- Ar’ e Minesë - arë, në VP.
- Ar e Petros - arë e ullinj, në L.
- Ar’ e Tolit – arë, në VP.
- Ar’ e Thimiut – arë, në P.
- Ar’ e Zeqirit - arë në fushë, në VP.
- Arat e Allës - ara, në V.
- Arat e Batos - sot kullotë, në J.
- Bakçea - baçë me ullinj e portokalle, në P.
- Bakçej’ e Vangjelit – arë, në L.
- Ball’ e Bregut – kodër, në P.
- Bari i Bukur – kullota, në L.
- Bishti i Qetës - gjuhë toke e ara, në V.
- Burimat e Bimit - burime që rrjedhin nga Mali i Vrohonait, në J.
- Divànëla - arë, në L.
- Drrasa - ara ku ish një drrasë guri e madhe, në P.
- Duqenet - dyqanë, në P.
- Dhromi i Nistës - udha që shkon për në Nistë, në L.
- Faqa e Bregut - faqe kodre me bajame, në L.
- Faqa e Diellit - shullë, në L.
- Fiku Bardhë - bregore e veshur me ullinj e bajame, në P.
- Fitéja - vreshta e ullinj, në L.
- Grav’ a Bardhë - shpellë në mal, në L.
- Grav’ e Thellë - shpellë e madhe, në L.
- Gropat - vende gropë, në P.
- Gropat – ara, në P.
- Gur i Bardhë – are, në P.
- Gur i Mjalcës - shkëmb ku ishte një bletë, në V.
- Gur’ i Plakës - faqe mali, në V. “Atje isht një gravë ku duan të thenë se një plakë dolli në mal në muaj të marsit dhe u tha me gjithë kaciqër dhe u bë gur”.
- Guvat - mone brënda në shkëmb ku dimëronin dhitë, në V.
- Gjinaret - fushë me gjinare t’egra, në P.
- Gjorbudunet - ara, në P.
- Hjéja e Xhixhos - brinjë mali, në V.
- Hjéja e Zezë – faqe mali, në V.
- Kashta - lëndinë, në P.
- Klisha e Pllotaresë - arë ku është një gërmadhë e njij kishë, në P.
- Koleja - arë, në P.
- Krashidha - arë, në L.
- Kroi i Matos - krua, në L.
- Kroi i Pllotaresë - krua, në P.
- Kshirat - fushë nënuje, në P. Fusha e Pllotaresë prodhon misër, grurë e oriz.
- Kushlat - ara e ullinj, në L.
- Lem’ i Abedinit - lëmë me dërrasa guri, në J.
- Lëm’ i Gjoksit - lëmë, në V.
- Lis i Glatë - arë ku ndodhej një lis i madh, në V.
- Lis i Papandresë - shesh ku ish një lis i madh, në V.
- Lis i Xhallos - shesh e ara ku ishte dhe një lis i madh, në L.
- Livadh’ i Qeve - livadh, në P.
- Mal’ e Bokërrimave – bokërrima, në V.
- Mal’ e Glatë – majë, në V.
- Manastir i Pllotaresë - kishë dhe gërmadhat e njij manastiri ku ndodhen varret e të krishtëreve shqiptare, në P.
- Mali Çafait - moli i vjetër te buza e detit, në P.
- Mollëlat - ara, në V.
- Mulliri Vrisit - mulli që ka 2 gure ujë, në JP.
- Pilli (i) Markut - vësht me ullinj, në L.
- Proi Cékurit - përrua, në V.
- Prroi Dhrisë - ara, në V.
- Prroi Gjilagjit - përrua, në V.
- Prroi Janjit - përrua në mal, në V.
- Prroi Priftit - përrua që vjen nga mali, në V.
- Prroi Thellë - përrua, në V.
- Psaka - sheshe me cafka, në L.
- Qéta - vend zall pranë fshatit, në P.
- Rraha - brinjë, në P.
- Rrahu i Menit - troll, në V.
- Rripazet - sheshe, në V.
- Rruga e Vrisit - rrugë, në P.
- Servétëla - arë, në P.
- Sohòrat - vend ku janë varret e myslymanëve, në P.
- Spartet - vend me ullinj e gjeshtra, në P.
- Struga - ngjol ku bashkohet ujët e lumit me atë të detit, në P.
- Shkëmb’ i Kuq - shkëmb, në P.
- Shtrati - mal, në V.
- Tepeja - kodër, në V.
- Tepelenat - fushë, në P.
- Trapi Damos - arë, në P.
- Trapi Kuqanit - arë, në VP.
- Trap’ i Rrozit - arë, në VP.
- Trap’ i Sejme - arë, në JP.
- Trap’ i Sollakut – ara, në J.
- Trepezit - ara, në VP.
- Ullinj - vësht me ullinj, në L.
- Ullijt e Mëmës – ullinj, në L.
- Ulliri Balos – ulli, në L.
- Ulliri Gjergjit – ulli, në P.
- Ulliri Gjonit - ulli i vjetër, në L.
- Ura e Strugës - urë prej druri mbi lumin e Pllotaresë, në P.
- Varr’ i Ademit - varr i vjetër, në V.
- Varr i Kàurit - varr, në P.
- Varr i Plakës – kodër, në V.
- Verdhëla - mal, në V.
- Vesht i Jahos - vësht me ullinj, në L.
- Viroi Guvës - greminë, në P.
- Vizazi - faqe mali, në P.
- Vreshtat - kodra me ullinj, në JP.
- Vurlat – kullotë, vend me zhukë, në P.
- Vurtopet - ara, në V.
- Zall i Qetes - vend zalli pranë fshatit, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Pllotare:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Beqàtë, Çobolàtë, Dulénjtë, Grekatë (fis muhamedan i ardhur nga Greqia), Gjonatë (fis muhamedan), Korroshatë (nga emri korrë - dhi kaleshe e bardhë), Prokopatë (fis i krishterë), Silatë, Spiratë (fis i krishterë), Shulénj (fis i krishterë), Vejzaj.