Plotini
Plotini ka lindur në Egjipt rreth vitit 204. Ai ishte nxënës i Amoniusit në Aleksandri. Aleksandria, në këtë kohë, ishte udhëkryq intelektual i botës antike dhe këtu Plotini zhvilloi një kuptim të gjërë të filozofisë klasike, duke përfshirë idetë e Pitagorës, Platonit, Aristotelit, Epikurit dhe të stoikëve. Nga këto ai zgjodhi platonizmin si një burim i sigurtë i së vërtetës dhe i kritikoi të tjerët duke përdorur versionin e tij të mendimeve platonike si standard. Në moshën dyzetvjeçare ai shkoi nga Aleksandria në Romë, ku atmosfera ishte e rënduar nga një kaos i madh në moral dhe në fe dhe nga çrregullimet shoqërore dhe politike. Në Romë ai hapi shkollën e tij ku tërhoqi disa nga elita e qytetit duke përfshirë perandorin dhe të shoqen e tij. Ai planifikoi të ndërtonte një qytet të bazuar në doktrinën e Republikës së Platonit, i cili të quhej platonopolis, por plani i tij nuk u realizua kurrë.
Plotini u bë një drejtim themelor në pjesën më të madhe të filozofisë mesjetare.
Ajo që e bënë filozofinë e Plotinit të veçantë , është se ai kombinoi paraqitjen teorike të sistemit të realitetit me doktrinën fetare të shpëtimit. Plotini përpunoi një doktrinë rreth Zotit, si burim i të gjitha sendeve dhe si vendi ku njeriu duhet të kthehet. Në formulimin e teorisë së tij, Plotini me sukses analizoi dhe hodhi posht si të papërshtatshme pikpamjet e stoikëve, epikurianëve, pitagorianëve dhe aristotelianëve. Plotini argumentoi se as stoikët, as epikurianët, si materialistë që ishin nuk e kuptuan thelbin e pavarur të shpirtit nga trupi material.
Teoritë e Plotinit
RedaktoZoti si një i vetëm
RedaktoPlotini mendonte se bota materiale, me shumëllojshmërinë e sendeve të saj, nuk mund të jetë një realitet i vërtetë, sepse ajo është gjithmonë në ndryshim. Ekzistencë reale mund të ketë vetëm ajo, që nuk ndryshon, dhe ky realitet i pandryshueshëm duhet të jetë diçka e ndryshme nga bota materiale. Realiteti i vërtetë është Zoti, rreth të cilit nuk mund të thuhet asgjë specifike, përveç që ai ka eksiztencë absolute transhedentale ose qëndron para çdo gjëje në botë. Për këtë arsye Zoti nuk është material, është i pafundëm, është i pandashëm, nuk ka formë specifike si lëndë, shpirt ose mendje; gjëra këto të cilat pësojnë ndryshime; ai nuk mund të përcaktohet me ndonjë ide ose me disa ide të intelektit, dhe, për këtë arsye nuk mund të shprehet me gjuhën njerëzore. Ai nuk është i kapshëm nga shqisat, por mund të arrihet vetëm me anën e ekstazës mistike, e cila është e pavarur nga eksperienca racionale ose shqisore. Plotini flet për Zotin si një të vetëm, d.m.th që Ai është absolutisht jo kompleks, që Zoti është unitet absolut. Që Ai është një, ka kuptimin më tepër që Zoti nuk ndryshon; që është i pandashëm; që nuk ka shumëllojshmëri; që është i pakrijueshëm; dhe që është i pandryshueshëm.
Plotini memdon se Njëshi “nuk mund të jetë ndonjë send që ekziston, por Ai është më përpara se të gjitha gjërat që ekzistojnë”. Nuk ka atribute pozitive që mund ta përshkruajnë Njëshin, sepse të gjitha idetë tona për atributet rrjedhin nga sendet e fundme fizike. Pra, nuk është e mundur të thuhet që Zoti është ky dhe nuk është kjo, përderisa kjo procedurë do t’i vendoste Zotit kufij të caktuar. Të thuash se Zoti është njëshi, do të thotë se Zoti ekziston, se Zoti ekziston përtej kufijve të botës; se Ai është i thjeshtë, pa ndonjë dualitet, potencialitet ose kufizim material. Ai i kapërcen të gjitha kufizimet. Zoti, në asnjë mënyrë nuk i ngjan njeriut. Ai është në të vërtetë njëshi, uniteti absolut.
Metafora e zanafillës
RedaktoNë qoftëse Zoti është Njëshi, Ai mund të krijojë, sepse krijimi është një akt dhe aktivitet, që nënkupton ndryshimin. Atëhere si mund të shpjegojmë sendet e shumtë në botë. Plotini e shpjegon origjinën e sendeve se ato rrjedhin nga Zoti jo nëpërmjet një akti të lirë të krijimit, por nëpërmjet domosdoshmërisë. Për të shprehur se cfar kuptonte me “domosdoshmëri”, Plotini përdor metafora të ndryshme, në mënyrë të veçantë, metaforën e zanafillës. Sendet zënë fill; ato rrjedhin nga Zoti, ashtu si drita buron nga dielli; ashtu si uji rrjedh nga burimi dhe nuk ka burim të jashtëm në vetvete. Dielli asnjëherë nuk shuhet; ai nuk bënë ndonjë gjë; ai thjesht ekziston; dhe duke qenë ai që është, ai në mënyrë të domosdoshmë lëshon dritën. Në këtë mënyrë, Zoti është burimi i çdo gjëje dhe çdo gjë manifeston Zotin. Por asgjë nuk është e barabartë me Zotin, ashtu si rrezet e dritës nuk janë të barabarta me diellin. Pra, Plotini nuk është panteist. Përkundrazi, teoria e tij e zanafillës formon bazën për pikpamjen hierarkike të natyrës. Ashtu si drita më e afërt me diellin është më e shkëlyer, po kështu forma më e lartë e qenies është ajo që është e metuar e para. Plotini e përshkruan zanafillën e parë nga Njëshi si mendje (nous). Ky nous është mendim, ose inteligjencë universale dhe kupton theksimin e racionalitetit të botës. Natyra e racionalitetit nuk ka kufij hapësinor ose kohor. Por nënkupton shumëllojshmërinë e të menduarit të përmbajtjes së ideve të të gjitha sendeve të veçanta.
Shpirti botëror
RedaktoAshtu si drita, që buron nga dielli, vjen duke e zvogëluar intensitetin, po kështu rradha e qenieve, të cilat rrjedhin nga Zoti, përfaqësojnë një rënie në shkallën e përsosmërisë. Për më tepër, çdo emetim i mëvonshëm është shkak për një emetim më të ulët, sikur të ishte një parim që do kërkonte, që çdo qenie të sillte në jetë atë që ishte e nënshtruar ndaj saj. Në këtë mënyrë, nous është burimi i shpirtit. Shpirti i botës ka dy aspekte: duke parë lart siç ka qenë shpirti përpiqet të sodisë idetë e përjetshme të të gjitha sendeve, duke parë poshtë ai emeton duke arsyetuar një nga sendet; duke i siguruar jetës parimet për të gjithë natyrën; duke mbushur boshllëkun midis ideve të sendeve dhe realitetit aktual të rregullit natyror. Aktiviteti i shpirtit kryhet gjatë fenomenit kohë, përderisa tani kemi lindjen e sendeve, marrëdhëniet e sendeve me njëri tjetrin, që çojnë në ngjarjet, dhe ngjarjet që vijnë njëra pas tjetrës. Kjo marrëdhënie ngjarjesh është ajo që do të thotë kohë. Për të qenë të sigurtë, Njëshi, nous dhe shpirti botëror janë të bashkpërjetshëm. Nën shpirtin botëror gjendet realiteti i natyrës, i sendeve të veçantë të cilët pasqyrojnë në mënyrë të ndryshueshme d.m.th në kohë, idetë e përjetshme.
Shpirti njerëzor
RedaktoShpirti njerëzor e ka zanafillën nga shpirti botëror. Ashtu si shpirti botëror, ai ka dy aspekte. Duke parë lart, shpirti njerëzor merr pjesë në nous-in ose në arsyen universale; ndërsa duke parë posht shpirti lidhet, por nuk bëhet identik me trupin. Këtu Plotini ripohon doktrinën e Platonit mbi paraekzistencën e shpirtit., suke besuar gjithashtu e bashkimi i shpirtit me trupin mbijeton duke kryer një sërë transmigrimesh nga një trup në një tjetër dhe duke qenë shpirtëror, d.m.th me të vërtetë real, ai nuk zhduket por do të bashkohet përsëri me shpirtërat e tjerë në shiprtin botëror. Për sa kohë është në trup, shpirti siguron fuqinë e racionalitetit, ndjeshmërinë dhe vitalitetin.
Bota e lëndës
RedaktoLënda është në nivelin më të ulët të hierarkisë së qenieve, d.m.th në lëvizjen më të largët ndaj Njëshit. Bota materiale paraqet një aspect të lartë dhe një të ulët. Qenia e lartë është e ndjeshme ndaj ligjeve të lëvizjes, ndërsa e ulëta është një natyrë materiale e thjeshtë, duke qenë një botë e errët e lëndës së papërpunuar, që lëviz pa qëllim më një diskordancë të ngadalshme drejt përplasjes dhe shkatërrimit. Plotini e krahason lëndën me mugëtirën, aritjen më të largët të dritës; kufirin më ekstrem të dritës, e cila është errësira vetë. Errësira është e kundërta e dritës, po kështu material është e kundërta e shpirtit dhe është kështu e kundërta e Njëshit. Derisa materia është e lidhur qoftë me shiprtin individual ose botëror, ajo nuk është kmplet errësirë.
Çfarë e shkakton të keqen
RedaktoNë doktrinën e zanafillës Plotini argumenton se Zoti në mënyrë të domosdoshme rrezaton, me qëllim që të shpërndajë sa më shumë që të jetë e mundur përsosmërinë e tij. Për këtë arsye është e nevojshme të kesh jo vetëm nous-in, por edhe nivelin më të ulët të qenies, lëndën. Më tej kemi të keqen morale, mëkatin, dhimbjen, luftën e vazhudeshme të pasioneve dhe më në fund vdekjen dhe fatkeqësinë. Si mundet që Njëshi i përkryer, nga i cili në fund të fundit rrjedh çdo gjë të lejojë këtë lloj mospërsosmëri të ekzistojë midis qenieve njerëzore? Plotini e shpjegon problemin e së keqes në mënyra të ndryshme. Ai thotë se e keqja, në mënyrën e saj, ka një vend në hierarkinë e perfeksionit, përderisa pa të keqe diçka do të mungonte në skemën e sendeve. E keqja është si hija e errët e protretit, i cili e lartëson më shumë bukurinë e imazhit. Për më tepër, të gjitha nagjerjet ndodhin me një domosdoshmëri rigoroze, ashtu siç kanë argumentuar më parë stoikët; kështu që njeriu i mirë nuk u duket atyre si i keq, ndërsa mëkatarin ata mund ta konsiderojnë si dënim. Por Plotini gjen shpjegimin më të mirë të së keqes në trajtimin e tij të lëndës.
Problemi kyç i së keqes qëndron në atë se shpirti është i bashkuar me trupin material dhe në kundërshtim me karakterin racional të shpirtit, ai duhet të luftojë me trupin, natyra materiale e të cilit është e prirur të lëvizë posht dhe larg nga kontrolli racional. Kur trupi arrin nivelin e poshtëm të racionalitetit, ai bëhet subjekt i një numri të pafundëm të mënyrave të mundshme të veprimit. Tani pasionet lëvizin trupin që të përgjigjet për të gjitha llojet e deshirave. E keqja është mospajtimi midis qëllimeve të drejta të shpirtit dhe sjelljes së tij aktuale; ajo është një mosperfektshmëri në lidhjen shpirt-trup dhe, në të shumtën, shkaku për këtë mospërkryerje paraqitet si lëvizja e fundit iracionale e trupit material.
Përderisa lënda rrjedh nga Zoti, në kuptimin që çdo gjë rrjedh nga njëshi, mund të thuhet se Zoti është burim i të keqes. E keqja për Plotinin nuk është një forcë shkatërruese positive, nuk është një ‘djall’ ose një rival i Zotit që kundërshton të mirën e Zotit. Ajo nuk është një përleshje midis forcave të barabarta të dritës dhe errësirës. E keqja për Plotinin është thjesht mungesa e diçkaje, mungesa e perfeksionit; mungesa e formës për trupin material, e cila, në vetvete, nuk është e keqe. Lufta morale e njeriut nuk është pra një luftë kundër ndonjë force të jashtme, por është kundër tendencës së brendshme për të mos u formuar; për të çorganizuar; për të humbur kontrollin e pasioneve. Pra e keqja nuk është ndonjë gjë, por është më tepër mungesë e rregullit. Trupi si i tillë, nuk është e keqja. E keqja është mungesa e formës së lëndës, ashtu si errësira është mungesa e dritës. Në të gjithë analizën e tij, Plotini përpiqet, njëkohësisht, të argumentojë se shpirti është përgjegjës për veprimet e tij dhe se të gjitha ngjarjet janë të domosdoshme. Se si këto dy pikëpamje mund të pajtohen, nuk është plotësisht e qartë. Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e thirrjes, që bënë Plotini, rrjedh nga premtimi për shpëtim, i cili, mendon ai, mund të sigurohet nga filozofia e tij.
Shpëtimi
RedaktoPlotini kalon nga analiza e tij filozofike për emetim në programin fetar dhe mistik të shpëtimit. Plotini e përshkruan ngjitjen e shpirtit për t’u bashkuar me Zotin, si një detyrë të vështirë dhe plot dhimbje. Kjo ngjitje kërkon që personi të zhvillojë virtytet morale dhe intelektuale. Përderisa trupi dhe bota fizike nuk konsiderohen si të këqija në vetvete, nuk është e nevojshme t’i mohosh ato. Bota është paraqitur si një mjet për të lehtësuar ngjitjen e shpirtit në aktivitetin intelektual, siç është filozofia dhe shkenca. Njeriu duhet të disiplinojë vetveten, për të arritur një të menduar rigoroz dhe korrekt. Të gjitha hapat, në shkallën e njohurisë, të çojnë drejt bashkimit final të vetes me Njëshin ose me Zotin në gjendjen e ekstazës, ku nuk ka më ndonjë ndërgjegje të shkëputjes së vetes nga Zoti. Kjo ekstazë është rezultati final i sjelljeve të drejta, i të menduarit korrekt dhe i predispozicionit të duhur të ndjenjave.
Për të arritur këtë bashkim, thotë Plotini, do të duhen shumë mishërime të sejcilit shpirt. Më në fund, shpirti përsoset dhe pastrohet në dashurinë e tij dhe bëhet i aftë për për dorëzimin plotësisht të vetvetes, ashtu sic tregon Plotini në veprën e tij Symposium. Në këtë pikë, procesi i emetimit është kthyer plotësisht dhe vetja është shkrirë edhe njëherë me Njëshin. Për shumë veta, neoplatonizmi i Plotinit ka të gjithë fuqinë e një feje dhe përfaqëson një alternativë të krishterimit.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikiquote ka thënie në lidhje me: Plotini |
Text of the Enneads:
- Greek original (page scans of Adolf Kirchhoff's 1856 Teubner edition) with English (complete) and French (partial) translations;
- Another Greek original.