Polisakaridet
Polisakaridet janë karbohidrate me formulë të përgjithshme (C6H10O5)
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9c/Cellulose-3D-balls.png/220px-Cellulose-3D-balls.png)
Ato përbëhen nga më shumë se 10 molekula të monosakarideve. Me hidrolizë shpërbashkohen në shumë molekula monosakaridesh. Kanë formulë Cn(H2O)<. Polisakaridet më të rëndësishme janë: amidoni, celuloza dhe glikogjeni. Me origjinë bimore janë amidoni dhe celuloza ndërsa me origjinë shtazore është glikogjeni. Polisakaridet formohen me procesin e polikondensimit. Polikondensimi është proces i bashkimit të molekulave të vogla për të formuar formula të mëdha me eliminimin e molekulave të vogla, siç është zakonisht molekulat e ujit. Kur në polisakaride të gjitha tipat e monosakarideve janë të njëta, ato komponime quhen homopolisakaride, ndërsa kur monosakaridet janë të ndryshme quhen heteropolisakaride.