Portal:Elektronika/Artikulli i muajit
Qarqet e inetgruara (shkurtimisht: QI ose qip) (ang. Integrated Circuits- IC ose chip) përbëhen prej një numri komponentësh elektronike që së bashku e kryejnë një funksion të caktuar. Këto mund të jenë QI të thjeshta, që si rregull përbëhen nga një numër i vogël elementesh (deri në qindra), ndërsa qarqet më komplekse të integruara, si p.sh procesori i kompjuterit personal, që përmban me dhjeta miliona elemente.
Ideja për ndërtimin e QI ka filluar të bëhet realitet me zbulimin e transistorit që i ka dimensionet miniaturale të rendit të mikrometrit. Në teknologjinë bashkohore, dimensionet e elemeteve të QI arrijnë në madhësi më të vogla së 100 [nm] nanometër. Qarqet elektronike, në kuadër të të cilave zërë vend edhe QI, sot kryesisht punohen në teknologjinë SMD (ang. Surface Mounted Device) me elementet të montuara në sipërfaqe të pllakës së qarkut elektronik.