Portal:Filozofi/Biografi e zgjedhur
Herbert Spencer (shqip: Herbert Spenser) (27 prill 1820 – 8 dhjetor 1903) ishte një filozof anglez dhe një teorist politik i famshëm; me një njohje pothuaj enciklopedike që i mundësonte të shkruante mbi tema si qeverisja, etika, edukimi, ekonomia, sociologjia, biologjia, psikologjia dhe antropologjia.
Spenceri ngriti disa nga idetë mbi konceptin "evolucion" të cilat mëpastaj u morrën nga Charles Darwin dhe u zhvilluan më tej në kornizën biologjike.
Nga idetë politike Spenceri ishte një liberal i shekullit të 19-të (liberal klasik), i ngjashëm me libertarianët e sotëm. Kundërshtonte ndërhyrjen e çfarëdollojshme të qeverisë në punët private dhe dha argumenta thelpësore që përdoren ende edhe sot e kësaj dite.
Herbert Spencer është i famshëm për idetë e tija individualiste dhe për refuzimin e çdo lloj kolektivizimi. Spenceri këmbngulte për një qasje humane dhe etike ndaj problemeve dhe zhvillimeve shoqërore, e cila qasje e ndalonte dominancën dhe agresionin drejt grupeve apo individëve më të dobët, pavarësisht se mund të tregohej se në afatgjatë një sjellje e tillë mund të kishte efekte të mira.
Herbert Spenceri është quajtur “Libertariani i parë” (The First Lbertarian), Sciabarra (1999).