RRETH E RROTULL GJAKOVËS

I rashë si muhalla e Geces kërkun nuk pashë

  • Tek ne, pothuajse gjitha gjërat po bëhen me vonesë. Vetëm pranvera edhi një ditë para afatit…
  • Sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës kanë detektuar sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut por që pak dridhi edhe Gjakovën. Thanë se pos shumëkatësheve dridhja më se shumti u ndie në shtëpitë e reja e të bukura. Thanë se të vjetrat janë mësuar me telashet e tërmetit…
  • Po thonë se taksat e shfrytëzimit të rërës po I shkojnë Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë, ndërsa prishja e shtretërve të lumenjve po u mbet gjakovarëve…
  • Ka keq e ma keq. Sivjet më pak po flitet për reduktimet e energjisë elektrike. Shumë më tepër po flitet për reduktimin e shportës familjare…
  • Korrupsioni është fjalë që e kanë mësuar edhe vogëlushët por që dëmet nga ai i pësojnë i madh e i vogël.
  • Varësisht nga komunat u kremtua edhe festa e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Diku me torte e bakllava e diku me një tepsi fli, bukë pogaqe, bukë kallamoqe dhe kullpite… Kur ka me honger, mirë është puna, interesimi nuk mungon…
  • Disa po habiten për gropat e mëdha në rrugë, e disa për gropat në stomak.
  • Muhalif i vërtetë tashmë është bërë edhe përshëndetja e çdo ditshme: “A u lodhe” ? , kur dihet se shumica e të rinjve janë të papunë…
  • Pas ngritjes së mazutit për ngrohje tash po flitet se do të ngritët çmimi i energjisë elektrike. Prapë po mbetet bërlloku më i liri…
  • E vjeter por e mirë. Tash CD-të e reja filluan të promovohen edhe në parlamentin e Kosovës…

  • Policia ka tërhequr vërejtjen se nuk do të tolerojë krisma armësh nëpër dasma. Dhëndrri dhe nusja është mirë që të mësohen me krisma fishekzjarresh, po edhe puthjesh, pse jo...
  • Në një debat u tha se Diaspora po I man familjet në Kosovë, ndërsa ne në Kosovëm në vend se të punojmë po e mbajmë disponimin e diasporës që të mos hidhërohen...
  • Mezi po presim të dalin domatet dhe specat tonë, se disa lloje kastravecash moti kanë dalë...
  • Mësimëdhënsve të Gjakovës po u vijnë ditë të mira. Filluan me darkën që u shtroi kryeministri i Kosovës, e do të vazhdojnë me paga më të mëdha për të kaluar në mëngjese nga Një gjysë me triNjë me pesë-qebapa...
  • Çarshia e vjetër assesi të bëhet e re me ide për gjallërimin e saj. Si duket po i mbetet besnik thënies Plaka nuk bëhet e re....