Portal:Gjakova
redakto
Portali Gjakova
redakto
Artikulli i muajit
Masakra e Mejës ndodhi më 27 prill të vitit 1999 gjatë kohës së luftës në Kosovë në fshatin me po të njëjtin emër në rrethinën e Gjakovës.
Në këtë masakër nga forcat serbe janë masakruar shqiptarët nga Gjakova dhe rrethina e sajë. Trupat e të pajetëve janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë. Pas luftës gjatë 1999-2001 një pjesë e tyre është gjetur në varreza të ndryshme masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrur informata se gjenden në Serbi. Mirëpo edhe përkundër kërkesave nga Qeveria e Kosovës të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare dhe të afërmeve të të ndjerëve organet serbe kanë zhagitur dorëzimin e tyre.>>>
redakto
Fotografia e muajit
redakto
A e dini se
- ... Komuna e Gjakovës sipas rezultateve preliminare te regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 ka 21 633 banesa(shtëpi), 16 181 ekonomi fmiljare dhe 94 158 banorë.
- ...Haqif Blyta është nga Gjakova.
redakto
Gjakova Temat
redakto
Burime interneti
- http://gjakovapress.com/ - gazetë lokale e përmuajshme
redakto
Këndi yt
RRETH E RROTULL GJAKOVËS
- Tek ne, pothuajse gjitha gjërat po bëhen me vonesë. Vetëm pranvera edhi një ditë para afatit…
- Sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës kanë detektuar sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut por që pak dridhi edhe Gjakovën. Thanë se pos shumëkatësheve dridhja më se shumti u ndie në shtëpitë e reja e të bukura. Thanë se të vjetrat janë mësuar me telashet e tërmetit…
- Po thonë se taksat e shfrytëzimit të rërës po I shkojnë Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë, ndërsa prishja e shtretërve të lumenjve po u mbet gjakovarëve…
- Ka keq e ma keq. Sivjet më pak po flitet për reduktimet e energjisë elektrike. Shumë më tepër po flitet për reduktimin e shportës familjare…
- Korrupsioni është fjalë që e kanë mësuar edhe vogëlushët por që dëmet nga ai i pësojnë i madh e i vogël.
- Varësisht nga komunat u kremtua edhe festa e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Diku me torte e bakllava e diku me një tepsi fli, bukë pogaqe, bukë kallamoqe dhe kullpite… Kur ka me honger, mirë është puna, interesimi nuk mungon…
- Disa po habiten për gropat e mëdha në rrugë, e disa për gropat në stomak.
- Muhalif i vërtetë tashmë është bërë edhe përshëndetja e çdo ditshme: “A u lodhe” ? , kur dihet se shumica e të rinjve janë të papunë…
- Pas ngritjes së mazutit për ngrohje tash po flitet se do të ngritët çmimi i energjisë elektrike. Prapë po mbetet bërlloku më i liri…
- E vjeter por e mirë. Tash CD-të e reja filluan të promovohen edhe në parlamentin e Kosovës…
redakto
Portala të ngjashëm
redakto
Gjakova Lajme
redakto
Biografi e zgjedhur
redakto
Citate
Kur të therret kau, duhet me u rujt se qetë shkelma.
- porosia e Tomit
redakto
Gjakova Lista
redakto
Kategori
redakto
WikiProjekte
redakto
Artikuj që duhet përmirësuar