Fehmi Agani
Fehmi Agani (Gjakovë, 1932 - Lipjani, 6 maj 1999) ka qenë sociolog dhe politikan i Kosovës, çmohej si prijësi mendor LDK-së në vitet '90. Përfaqësonte LDK-në ndër bisedimet ndërkombëtare para luftës së Kosovës, por u vra nga forcat jugollave të sigurisë, gjatë luftës. Është nderuar me urdhrin Hero i Kosovës.
Fehmi Agani | |
---|---|
U lind më | 1932 Gjakovë, Mbretëria Jugosllave |
Vdiq më | 6 maj 1999 Afër Lipjanit, Kosovë |
Kombësia | shqiptar |
Biografia
RedaktoFamilja e tij njihej me mbiemrin Mullagani, ishin me prejardhje nga Plava, i ati ishte imam në Rahovec, ndërsa axha i tij Bajrami, në Gjakovë.[1] U lind në Gjakovë, ku ndoqi dhe mbaroi shkollimin fillor, ndërsa të mesmin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet pasuniversitare në shkencat politike i mbaroi poashtu në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave politike me temën Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani, më 1965. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1951, iu kundërvua politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të parë u konfrontua me PKJ.
Edhe pse shumë i ri, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981 e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e social-demokracisë moderne perëndimore.
Në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 punoi profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën Rilindja. Në vitet ’60 nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik, ku luajti një rol të dorës së parë për zgjerimin e mësimdhënies në gjuhën shqipe dhe për zhvillimet e mëvona të përgjithshme shoqërore.
Në vitin 1967 u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema.
Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.
Pas vitit 1981, për shkak të mospajtimeve me vlerësimin dhe me qëndrimet e politikës ndaj demonstratave dhe ndaj çështjes shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme, ishte në trysni të përhershme politike, ndërsa më 1984 iu mor e drejta të jepte mësim.
Ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndër kryesorët në hartimin e dokumenteve të rënëdsishme për Kosovën.
Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës Urdhri i Lartë Skënderbeg me të cilën e dekoroi presidenti i Shqipërisë dhe Urdhri i Lidhjes së Prizrenit me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.
Për idetë dhe angazhimet e tij për çlirimin e Kosovës, u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999 . Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimi e shoqërisë shqiptare në të gjitha lëmitë e jetës.
Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës në vitet -ta.
Duke pasë studiuar për filozofi, specializuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, F. Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit - tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.
Veprimtaria
RedaktoVeprimtarinë e frytshme prej arsimtari universitar Fehmiu e kishte nisur para Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë. Pikërisht në atë kohë të çlirimit të energjive krijuese të shqiptarëve shquhet roli i grupit të intelektualëve që përpiqeshin që ato energji t‘i kanalizonin në drejtime pozitive. Fehmiu ishte ndër ata që shquheshin posaçërisht qoftë sa i përket angazhimit për demaskimin e shtypjes barbare të ushtruar mbi shqiptarët, qoftë edhe më shumë në kërkimin e hapësirave të reja për zgjerimin e të drejtave shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve me synim barazimin me të tjerët në ish-Jugosllavi. Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mishëron teorin dhe praktikë dhe e bën gati të pamundshëm ndarjen e tyre.
- Në drejtimin politik - në kërkimin e rrugëve për përparim institucional të këtyre të drejtave, krijimin e klimës politike dhe pastaj edhe të kërkesave juridike-kushtetuese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave.( vitet 1967)
- Në ndërtimin e mëtejmë të rrjetit të shkollave të larta dhe të fakulteteve, për të kaluar në organizim universitar me mësim të plotë në gjuhën shqipe.
- Në themelimin dhe ngritjen e institucioneve shkencore. Më 1967 Fehmi Agani qe emëruar drejtor i Institutit të sapo ri-themeluar Albanologjik në Prishtinë.
- Në angazhimin për hapjen e komunikimit të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me shqiptarët e tjerë, posaçërisht me Shqipërinë.
- Në situatën e re të Kosovës në federatën jugosllave, pas Amendamenteve kushtetuese dhe Kushtetutës së vitit 1974.
- Në rritjen e infrastrukturës së brendshme të institucioneve të Kosovës dhe të cilësisë e gjerësisë së punës brenda tyre. Pas Demonstratave të vitit 1981 përjashtohet nga shoqëria komuniste dhe i merret e drejta e ligjërimit.
- Në fillim të viteve ´90 Fehmiu është në kreun e lëvizjes së madhe politike për pavarësinë e Kosovës, në udhëheqjen e ngushtë të LDK-së (nënkryetar dhe "lapsi" i LDK-së)
- Në hartimin e të gjitha dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë peshë dhe vlerë ndërkombëtare.
- Në ndërtimin dhe selitjen e raporteve sa më të afërta midis grupeve dhe partive në Kosovën e viteve ’90.
Agani ishte aktiv me "lapsë" dhe trup e shpirt në ngjarjet politike që ndodhnin në Kosovë në vitet 90-ta, ndër të cilat duhet vequar ngjarjet si: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992.
Më 6 maj 2004 nga ana e kryetarit të Kosovës shpallet "Hero i Kosovës".
Veprimtaria shkencore
RedaktoVitet e hershme të 60-ta : Gjatë gjithë kësaj kohe ai punonte në projektin për shoqërinë civile, njëherësh me pretendime teorike dhe me zbatime konkrete në shoqërinë kosovare dhe shqiptare në përgjithësi. Në këtë drejtimi ai kishte pregatitur disa libra të cilat përshkak të luftës nuk arriti të i botoj në vitin 1999.
Vitet e 60-ta : Punime sociologjiko-politike për proceset e participimit të punëtorëve në drejtimet e ndërmarrjeve (Mitbestimmung) në Gjermani. Këto punime janë publikuar në revista të ndryshme në serbokroatisht.
Punime hulumtuese-shkencore për proceset shoqërore-politike në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, sidomos në studimin e veprimtarisë së partive politike.
Vitet e 70-ta : Shkrime më ngushtësisht sociologjiko-teorike, përfshirë dhe tekste për nevoja të shkollave.
Vitet e 80-ta : Projekti i studimit të historisë së mendimit sociologjik. Rezultat i pjesërishëm i kësaj pune është libri i vetëm i atij lloji ndër ne Në rrjedha të mendimit sociologjik i botuar më 1990. Dorëshkrime në tërësi librin rreth 200 faqesh të hartuar për nevoja të instancave shqiptare.
Vitet e 90-ta : Argumentimet dhe shpjegimet shkencore politike të të drejtave shqiptare dhe të Kosovës në raport me sllavët e jugut përreth, projektimet e lëvizjeve konkrete politike përbrenda shoqërisë sonë, projektimet dhe argumentimet e pavarësisë shtetërore dhe shtetformuese të Kosovës dhe në mbrojtjen dhe përhapjen e këtyre ideve ; ana tjetër dhe gati paralele me këtë ka të bëjë me çështjet e organizimit të jetës shoqërore, përgjithësisht me organizimin e shoqërisë civile dhe me proceset e demokratizimit.
Pas vdekjes : Është botuar një përmbledhje e punimeve të tij e titulluara "Pavarsia - Gjasa dhe Shpres".
Prodhimtaria shkencore-intelektuale e Fehmi Aganit është shkruar pjesën më të madhe në gjuhën shqipe. Për një pjesë ajo është hartuar serbisht, por ka dhe shkrime që janë ruajtur në përkthim anglisht.
Në vitin 2002, në 70-vjetorin e lindjes së tij, Shtëpia botuese Dukagjini botoi Veprat në 8 vëllime :
- Vepra 1, Në rrjedha të mendimit sociologjik, f. 1-375.
- Vepra 2, Për shoqërinë civile, f. 1-411.
- Vepra 3, Demokracia, kombi, vetëvendosja, f. 1-376.
- Vepra 4, Partitë dhe grupet politike në Shqipëri (1939-1945), f. 1-486.
- Vepra 5, Sindikatat gjermane dhe shkrime të tjera, f. 1-304.
- Vepra 6, Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes, f. 1-437.
- Vepra 7, Pavarësia- gjasa dhe shpresë, f. 1-487.
- Vepra 8, Intervista, reagime, f. 1-386.
Vrasja
RedaktoRrethanat e vrasjes së Aganit nga ana Doktrinës së shenjtë serbe, mbeten të paqarta. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luante rolin e negociatorit midis Rugovës e qeverisë serbe.
Një deklaratë e policisë e publikuar më 7 maj 1999, tha : Hamendësohet se terroristët e të ashtuquajturës UÇK e kanë mbajtur Aganin të izoluar me synimin për të penguar angazhimin e tij në negociatat midis Rugovës dhe qeverisë së Serbisë. Kur Rugova u nis për në Romë, ata nuk kanë pasur interes për ta mbajtur më tej të izoluar, kështu që e vranë. Ky akt terrorist mund të interpretohet pa asnjë dyshim si një konfirmim i vendimit tashmë të shpallur të UÇK-së për të bërë të njëjtën gjë edhe me zotin Ibrahim Rugova[2].
Tituj të veprave
Redakto- Në rrjedha të mendimit sociologjik - Vepra I 1990 ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-001-8
- Për shoqërinë civile - Vepra II ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-002-6
- Demokracia, Kombi, Vetëvendosja - Vepra III ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-003-4
- Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë luftës së dytë botërore (1939 - 1945)- Vepra IV ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-004-2
- Sindikatat Gjermane dhe shkrime tjera - Vepra V ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-005-0
- Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes - Vepra VI ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-006-9
- Pavarësia gjasa dhe shpresë - Vepra VII ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-007-7.
- Intervista, reagime - Vepra VIII ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-008-5.
Mirënjohjet
RedaktoTituj shkencorë
Redakto- Studiues i diplomuar i Filozofis - 1959, Universiteti i Beogradit[3]
- Magjistër i Shkencave Politike - 1965, Universiteti i Beogradit[3]
- Doktor i Shkencave Sociologjike - 1973, Fakulteti Filozofik Prishtinë[3]
- Profesor universitar Universiteti i Prishtinës[3]
- Akademik i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës
Referime
Redakto- ^ Zekeria Cana (1999). Ditari i luftës. Zëri.
- ^ Nga : HRW - artikulli : UNDER ORDERS: War Crimes in Kosovo Arkivuar 14 shkurt 2008 tek Wayback Machine
- ^ a b c d >SHKENCËTAR DHE PERSONALITET I GJITHANSHËM - Rexhep Ismajli dhe Eqrem Basha - internet prill 2007
Lidhje të jashtme
Redakto- CNN - NATO says prominent Kosovo leaders executed Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Death squads go door to door `executing' Kosovo intel lectuals - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Kosovo peace envoy killed Arkivuar 6 shtator 2005 tek Wayback Machine - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- The Suspended Flight of a Kosovo Dove; Peacemaker Fehmi Agani's Family Tells of His Final Days[lidhje e vdekur] - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Highlights of the AAP newsfile, Tuesday morning - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Albanese leiders geëxecuteerd
- Revista PASQYRA
- Milosevic revokes Kosovo's autonomy - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Liberty Live - Фехми Агани, второй человек в партии Демократический Союз Косово - был убит 7 мая
Tituj veprash filozofi, publicistik |
Në rrjedha të mendimit sociologjik · Për shoqërinë civile · Demokracia, Kombi, Vetëvendosja · Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë L2B · Sindikatat Gjermane dhe shkrime tjera · Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes · Pavarësia gjasa dhe shpresë · Intervista, reagime · |
Emërnderime | · |