Pavarësia gjasa dhe shpresë është vepra e VII-të e përmbledhjes së krijimtarisë së Fehmi Aganit. Kjo vepër ka 487 faqe dhe përfshinë kohën nga marrëveshja për arsim deri në takimin e Rambujesë. Me fjalë të tjera zbatimi i drejtëpërdrejt i njohurive të mbledhura nga fushat shkencore në jetën e njerzimi.

Fehmi Agani

Vepra e shtatë e profesor Aganit është e sajuar nga shkrimet, komentet dhe analizat e botuara në Javoren „Zëri në Prishtinë, ku janë përfshirë shkrimet e botuara nga muaji tetor 1996 dhe deri në muajin mars 1999, përkatësisht mbi 90 shkrime, komente e trajtesa të aktualitetit kohor, tamam siç thuhet edhe në libër „që nga marrëveshja për arsim e deri në Rambuje“.

Këto shkrime si formë strukturore, ruajnë atë kronologjinë e kohës dhe të publikimit. Gjithsesi angazhimet e profesor Aganit do të lidhen në mënyrë sublime me pikëpamjet e tij të shfaqura gjatë gjithë jetës. Koha në të cilën i ka shkruar shkrimet dhe komentet e publikuara në vazhdimësi paraqesin kronologjinë më të besuar, ngase ai ishte vet një analist dhe dijetar i pazëvendësueshëm. Të gjitha aktivitetet politike dhe të gjitha kontaktet diplomatike do ta kenë frymëzuar dhe do t’i kenë hapur ide të reja të cilat ai në forma të ndryshme do t’i bëjë publike, me të cilat mëtonte të sugjeronte mënyra për të zgjidhur probleme dhe për ta avancuar mendimin politik drejt zgjidhjes përfundimtare.

Kosova në atë kohë jo vetëm që ishte e mbërthyer nga falangat serbe, nga paramilitarë e polici të shumta, por Kosova ishte mbërthyer nga struktura të shumëfishta të shërbimit sekret informativ serb të cilat i kishin futur thellë duart e tyre në të gjitha organizimet publike e politike dhe sidomos këto struktura kanë punuar me të ashtuquajturat „Organizata Jo Qeveritare, (OJQ)“ dhe me mjetet e publikimit informativ të cilat pothuajse gjatë gjithë kohës do të mbjellin konfuzion, do të hapin dilema dhe do të bëjnë atë që e dëshironin urdhërdhënësit e ideve të marra. Jo rrallë, profesor Agani, është gjendur në situata dramatike. Por ai kurrë nuk ngurroi për t’i atakuar në mënyrë publike qoftë nëpër ndeja e tribuna të caktuara, qoftë edhe përmes mjeteve publike për të cilat ata ishin të sigurt se i kishin në duart e tyre. Prandaj, ajo që është thënë nga redaksia e botimit të këtyre veprave se „të gjitha ato informata akademik Agani, edhe kur nuk ishte në gjendje t’i transmetonte në tërësi, nuk mund të mos i bënte publike në ndonjë farë mënyre“, është mendim i sforcuar në çastin kur rilexohen edhe një herë këto trajtesa nga një distancë e tanishme kohore dhe duke i parë në rrafshin e ndryshimeve të reja.

Në këtë vepër janë përfshirë, 13 shkrime të publikuara në vitin 1996, (përkatësisht në periudhën tetor - dhjetor), 38 shkrime, analiza e komente gjatë vitit 1997, kurse në vitin 1998 janë 36 shkrime të publikuara dhe vetëm 5 që i ka bërë në fillim të vitit 1999. Duke mos hyrë në analiza të periudhave të caktuara, pse nuk ka shkrime të publikuara, dhe dilema të tjera të njohura për pengesat që i bëheshin në vazhdimësi profesor Aganit, edhe kjo vepër ka peshën historike dhe zbulon konceptin shkencor dhe tejet profesional e të mirëfilltë të një dijetari dhe eruditit të çështjes shqiptare.

Burimi i të dhënave

Redakto