Për shoqërinë civile
Për shoqërinë civile është vepra e dytë vëllimit mbi krijimtarinë e Fehmi Aganit. Kjo vepër i dedikohet studimeve dhe studiuesve të kësaj fushe dhe nga kritikët merret si vepër e përkryer në këtë lëmi. Ajo është si tërësi e mendimit sociologjik, libri i dytë “Për shoqërinë civile” është një nga veprat më të suksesshme që e ka shkruar profesor Agani në fushën e sociologjisë. Ky libër është i pajisur me shënimet përkatëse të cilat në fund të faqes regjistrohen në formë të fusnotave dhe e plotësojnë edhe më shumë anën shkencore të librit. Libri i ka 410 faqe.
Për shoqërinë civile apo vepra e dytë e profesor Aganit, niset me dy shkrime të kësaj natyre. I pari është “Vështrim rreth shoqërisë civile”, që është botuar në revistën “Thema” nr. 14, Prishtinë 1996, dhe shkrimi i dytë “Toleranca dhe konfliktet shoqërore”, i botuar një vit më vonë, po ashtu në revistën “Thema” në Prishtinë.
Në kapitullin “Nga mendimi socio-logjik” janë përfshirë shkrimet “Universaliteti i lirisë dhe individualiteti si begati e zhvillim të Xhon Stjuart Mill”, “Tomas Mori, utopia, utopizmi”, “Marksi dhe sociologjia politike” dhe studimi “Ideologjitë e reja konservatore e të djathta”.
Në kapitullin “Për politikën dhe dijen” janë përfshirë studimet: “Rreth lëndës së sociologjisë politike”, “Vështrim rreth ideologjisë dhe politikës”, “Politika e kulturës dhe kultura politike” si dhe studimi “Politika dhe shkenca e politikës”.
Në vazhdim të librit është botuar “Sociologjia”, tekst për shkolla të mesme hartuar nga dr. Fehmi Agani dhe dr. Agim Hyseni, që e ka botuar Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës në Prishtinë në vitin 1996 dhe është ribotuar në vitin 2001, libër ky që është përdorur si tekst bazë për mësimin e lëndës së sociologjisë nëpër shkollat e Kosovës, kurse në fund të saj kanë dhënë faksimilet e dorëshkrimit të programit të ri të lëndës së sociologjisë për shkollat e mesme që e kishte hartuar për të gjallë Fehmi Agani, i gjetur në dokumente të tjera, por gjithsesi për shkak të rrethanave nuk është publikuar për të gjallë të tij.
Burimi i të dhënave
RedaktoTituj veprash filozofi, publicistik |
Në rrjedha të mendimit sociologjik · Për shoqërinë civile · Demokracia, Kombi, Vetëvendosja · Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë L2B · Sindikatat Gjermane dhe shkrime tjera · Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes · Pavarësia gjasa dhe shpresë · Intervista, reagime · |
Emërnderime | · |