Në rrjedha të mendimit sociologjik
"Në rrjedha të mendimit sociologjik" është ndër veprat e para të vëllimit të krijimtarisë shkencore të Fehmi Aganit. Kjo Vepër ka gjithsejtë 375 faqe, kurse studimet janë pajisur me shënimet përkatëse të cilave u është referuar autori, e që janë vendosur si fusnota nëpër faqet e librit. Vepra hapet me përshkrimin e punës së këshillit botues për përmbledhjen e punimeve të shpërndara që u mblidhen për tu botuar pas vdekjes së Fehmi Aganit. Vepra është botuar nga shtëpia e shtypit “Dukagjini” në Pejë dhe këshilli botues me përbërje Eqrem Basha, Rexhep Ismajli, Shkëlzen Maliqi dhe Hivzi Islami.
Vepra merret me jetën dhe krijimtarinë e profesor Fehmi Aganit në përvijim kohërash. Me vizionin e tij dhe me ndikimin jo vetëm të tij por edhe të veprës në rrjedhat e kohës. Me rolin e Fehmi Aganit në jetën publike të Kosovës, me anën hulumtuese të tij, me detyrat dhe ushtrimet profesionale për gjatë katër dekadave të veprimtarisë publike, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në orientimin e lexuesit duke e ngacmuar atë për të gjurmuar edhe më tej.
Në veprën “Në rrjedha të mendimit sociologjik”, të prof. Aganit, e cila ka qenë botuar në vitin 1990 nga NGBSH “Rilindja” në Prishtinë, merret me “mendimin shoqëror e politik në lashtësinë greke”, merret me “enigmën Makiaveli” si dhe me teori të ndryshme duke trajtuar edhe pikëpamje të filozofëve të vjetër në mesin e të cilëve shquhen: Tomas Hobz, Zhan Zhak Ruso, Ogist Kont, Robert Michels, Karl Marx, M.Veber, Emile Durkheim etj. Po ashtu në këtë vepër, profesor Agani ka trajtuar edhe “mendimin shoqëror të Revolucionit Francez” etj.
Burimi i të dhënave
RedaktoTituj veprash filozofi, publicistik |
Në rrjedha të mendimit sociologjik · Për shoqërinë civile · Demokracia, Kombi, Vetëvendosja · Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë L2B · Sindikatat Gjermane dhe shkrime tjera · Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes · Pavarësia gjasa dhe shpresë · Intervista, reagime · |
Emërnderime | · |