Shkëlzen Maliqi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shkëlzen Maliqi (i lindur 28 tetor 1947) është filozof, kritik arti, analist politik dhe intelektual nga Kosova. Në vitet e 90-ta Shkëlzeni ishte drejtpërdrejtë i përfshirë në politikë. Ishte ndër themeluesit e Partisë Social-Demokrate të Kosovës dhe shërbeu si kryetari i parë i kësaj partie gjatë viteve 1991-1993.
Maliqi ka publikuar disa libra lidhur me art dhe politikë në shqip, anglisht, italisht, spanjisht dhe sërbisht.
Prej vitit 1980, Maliqi u ka dhënë kontribut të vazhdueshëm mediave më të rëndësishme në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.
Maliqi jeton në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës. Ai tash drejton Qendrën për Studime Humanistike "Gani Bobi" dhe kryesisht merret me sondazhe të opinionit publik. Është i angazhuar edhe në Gazetën Express si redaktor i kulturës dhe si kolumnist i rregullt.
Veprimtaria
RedaktoMë 15 korrik 2011, si kritik i artit, i jepet posti i antarit të Këshillit Drejtues të Galerisë së Arteve Kombëtar të Kosovës.[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Lajm në Koha Ditore.