Portal:Ulqini
Kryefaqja | Organizata | Vendbanime | Histori | Turizëm | Kategori |
|
Kisha-Xhami e Ulqinit është ndërtesë e cila është ndërtuar si kishë dhe kthyer në xhami. Sot, shërben si vendi ku është i vendosur reparti arkeologjik i Muzeut të Ulqinit. Gjatë sundimit të Venedikasve, në Kala më 1510 u ndërtua Kisha e Shën Mërisë, e cila pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shëndrrua në Xhaminë e Sulltan Selimit II. Ishte ajo e ashtuquajtur Xhamia e Mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga ku sigurohej ekzistenca e saj, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i perandorisë. Haxhi Halil Skura më 1693 ndërtoi minaren prej gurit të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament katror, e që ngushtohet kah pjesa e sipërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpreu më 1878, gjegjësisht prej pushtimit të parë të Ulqinit nga Principata e Malit të Zi.
Seanca solemne e KK Ulqin: RAMA DHE THAÇI QYTETAR NDERI
Në Ulqin aktualisht mbi 100 mijë pushues
Bardhi: Çështja shqiptare në Malin e Zi ende e hapur
Një shqiptare për herë të parë në krye të Gjykatës themelore të Ulqinit
Shqiptarët kërkojnë fakultet në Ulqin
- Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 Ulqini i ka 10828 banorë me 3245 ekonomi familjare dhe 6669 banesa( shtëpi banimi).
- Sipas regjistrimit të vititi 2003 Shqipëtarë kan qenë 20.664 ose 78,17%.
- Ulqinit i duhen emrat autoktonë të rrugëve dhe shesheve.
- Emërtimi i rrugëve dhe shesheve në Ulqin edhe sot e kësaj dite mbetet e hapur. Gjykata kushtetuese malazeze, me kërkesën e një partie opozitare proserbe dy herë e ka rrëzuar vendimin e Parlamentit të Ulqinit rreth emërtimeve "shqip", të miratuar nga Koalicioni "shqiptarët bashkë" që në vitin 2005.
|
|
- Komuna e Ulqinit
- Lajme nga Ulqini
- UL Info
- Ulqini Online
- Organizata Turistike Ulqin
- Bashkësia Islame Ulqin
- UL Hangover