Katërkolla
Katërkolla (malazezisht: Владимир/Vladimir) është vendbanim rural (fshat) në Komunën e Ulqinit, në Mal të Zi.
Katërkollë Vladimir | |
---|---|
Shteti | ![]() |
Komuna | ![]() |
Lartësia | 670 m (m.n.d.) |
Zona Kohore | ZKEQ (UTC+1) |
Verore | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Targa | UL |
Koordinatat | 42° 4′ 0″ Veri 19° 18′ 46″ Lindje |
Popullsia | 757 banorë (2011) |
EmërtimiRedakto
Varianti i parë i shënuar i këtij toponimi i përket shek. XVII, më 1614. Ky variant është Cadorcho, komanduar nga Dumo Luki[1]. E dhëna tjetër e qëmtuar nga gjeografi Draga është ajo e përdorur nga Gopçeviq "... prema Katrokolu" më 1878, dhe më pas përdorimi i kalkut Katrokol në një hartë angleze më 1881[2].
Emri Katërkollë vjen nga gjuha shqipe 'katër' dhe 'Kolli', që përfaqëson katër kisha të Shënkollës (ose Shën Nikollës) në afërsi të fshatit.[3] Emri Vladimir këtij vendbanimi iu vendos zyrtarisht pas vitit 1912 kur Ana e Malit kalon nën administrimin malazez. Pas Luftes së Dytë Botërore në dokumentet zyrtare emërtimi figuronte i shënuar në të dy format si Katërkollë - Vlladimir, ndërsa më vonë forma shqipe u eliminua.[4]
VendndodhjaRedakto
Gjendet në kryqëzimin e rrugës magjistrale M-2.4 (Tivar–Ulqin–Shqipëri) dhe rrugës rajonale R-16 (Katërkollë–Ostros–Vir). Fshati i Katërkollës gjendet në qendër të Fushës së Anës së Malit. Kjo zonë e madhe, me tokë bujqësore përreth, ka aktualisht një përdorim të përzier agrokulturor (blegtori, qumështari dhe bujqësi).[5]
Nga investimet e fundit, janë ndërtuar pika karburanti në rrugën magjistrale. Në Katërkollë gjendet shkolla fillore "Bedri Elezaga", e cila përbëhet nga shkolla amë dhe tetë paralele të ndara. Objektet e tjera shoqërore janë të kufizuara, dhe përfshijnë një institucion parashkollor, një ambulancë, një farmaci, një xhami, disa dyqane, tregun e gjelbër dhe restorante.[5]
DemografiaRedakto
Fshati ka 757 banorë sipas Censusit 2011, ndërsa 754 (99.6%) janë shqiptarë sipas kombësisë[6] dhe 753 (99.5%) janë mysliman sipas fesë.[7]
Viti | Popullsia |
---|---|
1948 | 459 |
1953 | 528 |
1961 | 657 |
1971 | 774 |
1981 | 971 |
1991 | 868 |
2003 | 802 |
2011 | 757 |
Shih dhe këtëRedakto
BurimetRedakto
- ^ Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shek. XVII, përktheu e përgatiti Injac Zamputi, Tiranë: Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1963. f. 257
- ^ Nail Draga (1997), Gjurmë gjeografike, Ulqin: Art Club, 1997. f. 65.
- ^ ILLYRIA The Albanian-American Newspaper 2016 - Nr. 2437[lidhje e vdekur]
- ^ Nail Draga: Kërkime Gjeografike 9, Prishtinë 1987.
- ^ a b Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj – mrt.gov
- ^ Tabela N1. Stanovništvo prema nacinalnoj odnosno etničkoj pripadnosti po naseljima
- ^ Tabela N3. Stanovništvo prema vjeroispovijesti po naseljima