Nail Draga
Nail Draga (1957–) është gjeograf shqiptar nga Mali i Zi.
Biografia
RedaktoNail Draga lindi në vitin 1957 në fshatin Draginë në Anë të Malit, pjesë e Komunës së Ulqinit. Në Katërkollë ka kryer shkollën fillore (1972), të mesmen në Ulqin (1976), ndërsa ka studiuar gjeografinë në FSHMN të Universitetit të Prishtinës (1980). Nail Draga ka punuar në Unversitetin e Prishtinës, gjëgjësisht në degën e gjeografisë, fillimisht si asistent e më pas ligjërues (1983–1998). Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka magjistruar (1988). Disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Ka qenë në dy mandate drejtor i shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë.
Nga viti 2011 është drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin.
Veprimtaria shkencore
RedaktoKa qenë anëtar i Këshillit të përgjithshëm të arsimit (2003–2008), subjektit me të lartë arsimor në Mal të Zi. Me ftesë të kongresmenit Tom Lantos, me datën 30 tetor 2003, në Kongresin Amerikan në Uashington ka dëshmuar në një seancë degjimore në lidhje me Poziten dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ka marrë pjesë në takime të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme me kumtesa nga fusha e gjeografisë.[1]
Deri më tash ka botuar rreth 300 artikuj, studime, recensione, vështrime dhe komente nga fusha e gjeografsië dhe e publicistikës, në botime të veçanta, revista dhe gazeta te ndryshme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.[2]
Draga është një nder themeluesit e Shoqatës së Artisteve dhe Intelektualeve "Art Club"në Ulqin, si dhe president i saj në vitet 1995–2002.[3] Është themelues dhe kryeredaktor i revistës Lemba nga viti 1998.
Veprat shkencore
Redakto- Shqiptarët në Mal të Zi, Art Club,Ulqin, 1994,
- Albanci u Crnoj Gori, Art Club, Ulcinj, 1995,
- Gjurmë gjeografike, Art Club,Ulqin 1997,
- Shpalime gjeografike, Art Club,Ulqin, 2001,[4]
- Meditime për identitetin, Art Club,Ulqin, 2005,
- Kultura dhe shoqëria civile, Art Club, Ulqin, 2009
- Intelektuali dhe paragjykimet, Art Club, Ulqin, 2013
- Etnia dhe Hapësira, Art Club, Ulqin, 2017[5][6]
Burgimi
RedaktoNë vitin 2015 kundër Dragës u ngrit akuza për vepër penale "keqpërdorim i detyrës zyrtare" dhe atë derisa ishte drejtor i Qendrës për kulturë në Ulqin. Më saktësisht, në vitin 2016 Gjykata e lartë në Podgoricë konfirmoi aktakuzën për veprën penale dhe e dënoi me gjashtë muaj burgim me kusht, nën akuzen se në vitin 2012 dhe 2013 kishte nënshkruar kontrata të paligjshme për qiradhënje të objekteve nën pronësi të komunës së Ulqinit, të cilat i menaxhon Qëndra për kulturë ku ai ishte drejtor. Në ketë mënyrë duke sjellur në pozitë të favorshme persona të caktuar dhe njëkohsisht duke dëmtuar buxhetin e qytetit.[7]
Pasi u dënua me burg, subjekti politik të cilit i takon (Forca e Re Demokratike) i doli në mbrojte fuksionerit të lartë të këtij subjekti duke e quajtur "absurd dhe të tepruar" vëndimin e formës së prerë të Gjykatës së larte, njëkohsish duke paralajmruar përkrahje morale dhe ligjore me qëllim të uljes së dënimit.[8]
Referime
Redakto- ^ http://www.zeriamerikes.com/content/sdff/1204668.html
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2016. Marrë më 2 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.visit-ulcinj.com/blog/2011/11/28/nje-njeri-i-kultures-dr-nail-draga/
- ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=2&%250=12724&LIMIT=0
- ^ Draga, Nail. (2017), Etnia dhe Hapësira (studime gjeografike), Art Club, Ulqin. ISBN 987-9940-638-36-8.
- ^ https://www.fjala.info/nail-draga-etnia-dhe-hapesira/
- ^ http://www.malesia.org/2017/05/10/dr-nail-draga-ne-spuzhe/#.WR7xvOt96Uk
- ^ http://ul-info.com/forca-do-te-iniciojme-rishikimin-e-denimit-te-dr-drages/
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |