Sukubina
Sukubina (malazezisht: Сукобин/Sukobin) është vendbanim në Komunën e Ulqinit.
Sukubina
Sukobin (mal.) | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 42°00′47″N 19°21′52″E / 42.01306°N 19.36444°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Ulqin |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 367 |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Targat | UL |
Gjeografi
RedaktoKy vendbanim, i banuar qind për qind me Shqiptarë, me shumicë dërmuese të besimit Islam dhe një numër të vogël të besimit Katolik, që nga lashtësia shtrihet në pjesën verilindore të Ulqinit dhe ka një sipërfaqe rreth 113 km² që njëherazi përbën diku afër 44,3 % të sipërfaqes së përgjithshme të komunës së Ulqinit. Në veri kufizohet më zonën e Krajës, në lindje me lumin Buna dhe Komunën e Anës së Malit, që ndodhet brenda territorit të Shqipërisë e pikërisht me fshatrat : Vidhgarë, Shtuf, Muriqan dhe Goricë, ndërsa në perëndim me komunën e Tivarit. Ana e Malit ka terren fushor të alternuar më atë kodrinoro–malor. Lartësia mesatare e relievit shkon nga 4 m mbi nivelin e detit e deri në mbi 400–500 m mbi nivelin e detit. Maja më e lartë është ajo e Lipojës, me një lartësi rreth 1200 m mbi nivelin e detit ; kjo shtrihet në pjesën veriore të kësaj zone duke i qënderuar si ”kurorë” mbrojtëse Anës së Malit. Relievi i kësaj zone ka përbërje të ndryshme gjeologjike si flishe, ranorë, dolomitë, gëlqerorë, formacione lymore etj. Në formacionet gëlqerore të kësaj zone, që përbëjnë pjesët e relievit të lartë malor dhe kodrinor, është zhvilluar një veprimtari karstike tepër interesante si në malin e Shasit etj. Për hir të pozitës së përshtatshme gjeografike duke u gjendur pranë qendrave të njohura tregtare si Shkodra dhe Ulqini i njohur për detari, tregti etj. prej vitesh në këtë trevë kanë kaluar rrugë të rëndësishme si ajo Tivar - Katërkollë – Shkodër, e ndërtuar nga austrohungarezët gjatë viteve 1916-1918, pastaj rruga Ulqin – Katërkollë – Shkodër etj. Ana e Malit karakterizohet nga një klimë e butë e ngrohtë dhe më lagështi, duke favorizuar kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore si atyre mesdhetare dhe të atyre tradicionale. Temperatura mesatare vjetore në këtë zonë sillet rreth 16 °C ku mesatarja e janarit sillet rreth 5,8 °C, ndërsa ajo e korrikut i kalon mbi 25 °C. Sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1400–1500 mm reshje. Ngricat janë dukuri e zakonshme në këtë zonë, ndërsa bora është e rrallë. Në këtë zonë karakteristikë është edhe formimi i mikroklimave, sidomos pranë brigjeve të lumit Buna dhe liqenit të Shasit. Si pasojë e kushteve topografike në këtë zonë zotërojnë kryesisht erërat verilindore, lindore e perëndimore si dhe erërat juglindore. Erërat karakteristike për këtë zonë janë : murlani, shiroku, veriu si dhe erërat vendore që shfaqen në periudha të ndryshme të vitit, të ndikuara edhe nga prania e mikroklimave etj. Në zonat pyjore të kësaj treve që përfaqësohen nga dushku, shkoza e shkurret mesdhetare dhe që mbulojnë zonat kodrinore rritet një botë e pasur shtazore e përfaqësuar nga : derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra etj. Ana e Malit në këtë aspekt përbën edhe një rezervë të mirëfilltë gjuetie. Ngjarjet e ndryshme historike që shoqëruan popullin Shqiptar në periudha të ndryshme padyshim që u pasuruan edhe në Anë të Malit, ku kulmi arriti më ndarjen nga Fuqitë e Mëdha të trevave Shqiptare në vitin 1913. Kështu, Ana e Malit u nda mekanikisht në dy pjesë : në Anën e Malit, që shtrihet brenda territorit te Shqipërisë dhe në Anën e Malit, tjetër, që ndodhet brenda territorit të Malit të Zi. Në vitin 1948, goditjen më të rëndë kësaj treve ia dha mbyllja e kufirit, i cili qëndroi i pakalueshëm deri në vitin 2002, kur u rivendosën marrëdhëniet familjare, shpirtërore, ekonomike etj. midis dy vendeve. Në kohën e Jugosllavisë së vjetër kjo trevë kishte disa vendkalime kufitare me Shqipërinë, kurse sot ka vetëm një.
Demografi
RedaktoSipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Sukubinë jetonin 367 banorë.
Numri i banorëve sipas censuseve[1] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
304 | 355 | 409 | 457 | 485 | 471 | 375 | 367 |
Struktura e popullsisë
RedaktoSipas regjistrimi të popullsisë së vitit 2003 ky vendbanim ka pasur 560 banorë. Të gjithë banorët janë të përkatësisë shqiptare.
Referime
RedaktoLidhje jashtme
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |