Shasi
Shasi (malazisht: Šas/Шас, në kohën mesjetare: Svač/Свач) është vendbanim rural në Anën e Malit, Komuna e Ulqinit. Në literaturë ndeshet me emra të ndryshëm, si: Suatio, Suaço, Sovacci, Svacio, Scaç, Fshas, Saffazi etj.
Shasi
Šas (mal.) | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 41°59′30″N 19°19′12″E / 41.99167°N 19.32000°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Ulqin |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 238 |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Targat | UL |
Historia
RedaktoQyteti mesjetar i Shasit gjendet në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive "të vdekura", (në vitin 1443, përmendet si katun.[1]) në bregdetin Adriatik.[2]
Lashtësia
RedaktoSipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium-Scutarum, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike.
Mesjeta
RedaktoShasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet peshkopal (latinisht: Svacia Civitas).[3] Rreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht në vitin 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur u pushtua nga osmanët në vitin 1571. Sipas Marin Bicit, në vitin 1610 Shasi ka pasur 365 kisha, që përkon me numrin e ditëve të një viti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi. Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.
Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash - bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur. Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas. Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.
Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta , por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase. Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami, vathë e thjeshtë, unazat, tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme) pastaj pjesë të arm
Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan tëbëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.
Përveq Shasit, në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytetet e Drishti, Danjës dhe Sardës.
Demografia
RedaktoSipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Shas jetonin 238 banorë.
Numri i banorëve sipas censuseve[4] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
207 | 226 | 249 | 277 | 329 | 355 | 268 | 238 |
Struktura e popullsisë
RedaktoSipas regjistrimi të popullsisë së vitit 2003, ky vendbanim ka pasur 268 banorë.[5] Të gjith banorët janë të përkatësisë Shqiptare.
|
|
Referime
Redakto- ^ Draga, Nail. (2017), Etnia dhe Hapësira (studime gjeografike), Art Club, Ulqin. ISBN 987-9940-638-36-8.FQ.126
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=FUoACsiMSso/Gjurmë Shqiptare - Qyteti i vdekur Iliro - Arberor
- ^ Shasi: Ruzhdi Ushaku[lidhje e vdekur] – ulqini-online.com
- ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
- ^ Draga, Nail. (2017), Etnia dhe Hapësira (studime gjeografike), Art Club, Ulqin. ISBN 987-9940-638-36-8.FQ.129.
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
Shih dhe
RedaktoReferime
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Vendndodhja
- Qyteti Ilir qe u fsheh nga sllavet
- Shasi, qyteti ilir i 365 kishave
- Gjurmë Shqiptare - Qyteti i vdekur Iliro - Arberorr
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |