Kërruçi
Kërruçi (malazezisht: Круче/Kruče), i njohur edhe si Krruçi, është vendbanim në Komunën e Ulqinit, Mali i Zi.
Kërruçi
Kruče (mal.) | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 41°58′48″N 19°10′27″E / 41.98000°N 19.17417°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Ulqin |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 142 |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Targat | UL |
Kërruçi është një vendbanim, kryesisht turistik, i cili zë një sipërfaqe prej 73 ha dhe gjendet pranë rrugës magjistrale M-2.4, e cila vazhdon për në Tivar. Vlerësohet se në Kërruç gjenden rreth 1016 objekte banimi prej të cilëve 928 (ose rreh 91%) janë objekte turistike ose pushimi. Vetëm 50% e banorëve janë nga territori i Komunës së Ulqinit, ndërsa 30% janë të ardhur nga pjesët e tjera të Malit të Zi dhe rreth 20% janë të ardhur nga vendet e tjera.[1]
Përveç një shitoreje, e cila gjendet pranë rrugës magjistrale, dhe xhamisë nuk ka objekte të tjera shoqërore, ndërsa infrastruktura është e zhvilluar dobët. Në këtë vendbanim gjendet edhe Lokaliteti arkeologjik Kërruç, i cili daton që nga periudha antike.[1]
Demografia
RedaktoSipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Kërruç jetonin 142 banorë.
Numri i banorëve sipas censuseve[2] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
244 | 219 | 219 | 196 | 226 | 190 | 161 | 142 |
Struktura e popullsisë
RedaktoDiçka më pak se gjysma e popullsisë (rreth 48%) janë shqiptarë.[3]
|
|
Shiko dhe
Redakto- Ulqini i Vjetër (ishull) – i njohur edhe si Ada e Kërruçit
- Villa Rustica në Ulqin
Referime
Redakto- ^ a b Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – mrt.gov
- ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
- ^ Stanovništvo prema nacinalnoj odnosno etničkoj pripadnosti po naseljima – monstat.org
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).