Shaban Polluzha

Beteja e Pazarit të Ri është shprehje e cila ka hyrë në histori si shprehje treguese për zhvillimet luftarake në sanxhakun e quajtur Sanxhaku i Tregut të Ri, i cili ishte pjesë përbërse e Vilajetit të Kosovës. Në këto luftime për qëllim zotërimi të kësaj hapësire janë ballafaquar trupat e armatosura shqiptare me ato sllave. Në malet rreth Pazarit të Ri kah mesi i vitit 1941 , u formuan njësitë të përbëra nga serbët e rrethit të Dezhevës dhe Moravicës. Malet e Kopaonikut, Rogoznës , Golisë, Javorit si dhe luginat e lumit Ibër në drejtim te Rashkës dhe Kralevës , vlonin nga kriminelët me mjekrra të gjata. Në të njejtën ditë kur kishte kapitulluar Mbretëria Jugosllave, më 17 prill 1941, ushtria gjermane hyri në Pazarin e Ri. Banorët e Pazarit nuk fshihnin kënaqësinë me rastin e ardhjes së gjermanëve, sepse shpresonin se në kuadër të qeverisjes së re do ta kthejnë autonominë e Sanxhakut të cilën e kishin fituar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, e cila iu ishte marrë me rastin e okupimit nga serbo-malazezët në nëtor të viti 1912. >>>....