Porti i Durrësit
Porti i Durrësit është një port në Shqipëri.
Porti i Durrësit | |
---|---|
Vendndodhja | |
Shteti | Shqipëria |
Vendndodhja | Durrës, Shqipëri |
Koordinatat | 41°18′35″N 19°27′26″E / 41.30972°N 19.45722°E |
UN/LOCODE | ALDRZ[1] |
Detaje | |
Hapur | Shekulli i 7-të para Krishtit nga Ilirët |
Operuar nga | Autoriteti Portual i Durrësit |
Në pronësi të | Qeveria e Shqipërisë |
Lloji i portit | Artificial |
Madhësia e portit | 67 hektarë |
Zona tokësore | 80 hektarë |
Anije të disponueshme | 2275 ml |
Të punësuar | 623 (2009) [2] |
Kompani e ngarkesës | Cargotec [3] |
UNCTAD | ALDRZ |
Thellësia | 5,6-11.2 m |
Statistika | |
Tonazhi vjetor i ngarkesave | 4,072,541 tonë (2019) |
Vëllimi vjetor i kontejnerit | 145,762 TEU (2019) |
Trafiku i pasagjerëve | 878,867 (2019) [4] |
Faqja zyrtare www |
Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombetar.Porti i Durrësit është i pozicionuar në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Durrësit në pjesën veriore të gjirit me të njëjtin emër. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 7.5m-11.5m. Mallrat kryesore që përpunohen në port janë mallrat e përgjithshme drithra, kontainer, tragete ,minerale etj.Porti i Durrësit ka aktualisht 78% te tregëtisë detare në nivel kombëtar. Porti i Durrësit është gjithashtu një vendndodhje kyce për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit nje pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do facilitojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian. Kostoja e ulët operative, grupi i motivuar menaxherial dhe shërbimet cilësore janë disa nga vlerat që karakterizojnë portin e Durrësit.
Referime
Redakto- www.apdurres.com.al Arkivuar 26 janar 2020 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ "UNLOCODE (AL) - ALBANIA". service.unece.org (në anglisht). UNECE. Marrë më 17 prill 2020.
- ^ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2012-03-16. Marrë më 2011-03-19.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Port of Durrës" (në anglisht). My new desk. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ "Albania's Durres port opens new passenger terminal" (në anglisht). Setimes.