Portugezët në Dhaka
Portugezët ishin evropianët e parë që mbërritën në Bengal ashtu dhe në Dhaka. Portugezët që erdhën në Dhaka ishin kryesisht misionarë dhe tregtarë që erdhën nga baza e tyre kryesore në Hugli.[1]
Historia
RedaktoNë shekullin e XVI, disa tregtarë portugezë u vendosën në Dhaka duke eksportuar mallra musline, pambuku dhe mëndafshi në Europë dhe Azinë Juglindore. Sipas Campos, shkrimtari i Portugezëve në Bengal (1919), portugezët u vendosën në Dhaka në vitin 1580. Nga disa dokumente, mund të thuhet se ngulimi portugez në Dhaka lulëzoi deri në fillim të shekullit të XVIII. Etërit Augustinë portugezë në këtë periudhë krijuan kisha në Dhaka.[2] Një kishë në Texhgaon thuhet se ka qenë ndërtuar nga misionarët augustinianë para vitit 1599.[3]
Portugezët blenë dy fshatra në Bhoval dhe blenë tokë në Narindën e tanishme. Ata ndërtuan një kishë në Narinda në vendin e varrezave të krishtera të tanishme në Dhaka në fillim të shekullit të XVII. Në 1616 ata vendosën zyrtarisht një mision në Dhaka.
Në 1632, perandori mogul Shah Xhahan filloi ti përzërë ata nga Bengali. Kisha në Narinda u braktis gjatë kësaj kohe, por nuk u dëmtua. Më vonë, Shaista Khani i lejoi ata të krijonin një ngulim në bregun e lumit Içamati (rreth 25 kilometres (16 mi) në jug të Dhakës) pasi ata treguan besnikëri ndaj mogulëve. Vendi ku ata krijuan ngulimin gjendet në zonën e tanishme Muktarpur–Mirkadim të Munshiganxhit dhe është akoma e njohur si "Pazari Firingi". Kisha e Narindës në këtë kohë funksiononte prapë pasi atë Anthony Barbier përmend se i kaloi aty krishtlindjet gjatë vizitës në Dhaka në vitin 1713.
Nga dokumentet e vitit 1789 mund të thuhet se kisha e vetme akive në këtë kohë ishte ajo në Texhgaon (tashmë Kisha e Ruzares së Shenjtë në Dhaka), që ishte një fshat katër milje në veri të qendrës së Dhakës në atë kohë. Mendohet se Kisha e Narindës është braktisur nga kjo kohë. Por nga harta e major James Rennell (1780), portugezët kishin akoma ngulimin përreth zonës së kishës së vjetër, që është zona e tanishme Narinda-Pazari Lakshmi. Ata kishin edhe një qendër tregtare në atë zonë.
Nga viti 1620, tregtarë të tjerë evropianë filluan të merrnin leje tregtie nga mogulët. Kështu nga kjo kohë filloi konkurrenca midis portugezëve dhe tregtarëve të tjerë evropianë. Por ata e vijuan sipërmarrjen e tyre në Dhaka deri në shekullin e XVIII.
Në shekullin e XVIII ata filluan ta humbisnin sipërmarrjen e tyre në garë me tregtarët hollandezë dhe anglezë, duke u detyruar ta mbyllnin aktivitetin e tyre në Dhaka nga fundi i shekullit. Mendohet se disa misionarë vijuan ende të qëndronin në Dhaka pasi një tjetër kishë u ndërtua në distriktin e Dhakës në vitin 1815.[1]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Dhrubo Alam (22 janar 2018). "The Portuguese in Dhaka" (në anglisht). The Daily Star. Marrë më 21 maj 2018.
- ^ "The Portuguese". Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bengal. 2012.
- ^ James Taylor (1840). A Sketch of the Topography and Statistics of Dacca (në anglisht). G.H. Huttmann, Military Orphan Press. fq. 251–52.
Bibliografia
Redakto- Omar Prakash Chouhan (2006). "Mughal Empire". përmbledhur nga John J. McCusker (red.). History of World Trade Since 1450 (në anglisht). Vëll. 1. Macmillan Reference USA. fq. 237–40. ISBN 0-02-866070-6. Marrë më 3 gusht 2017.
- James Taylor (1840). A Sketch of the Topography and Statistics of Dacca (në anglisht). Kalkuta: G.H. Huttmann, Military Orphan Press.
- Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal, red. (2012). "Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh" (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bengal.