Posta e Shqypniës
Posta e Shqypniës ka qenë një e përkohshme që botohej në Shkodër gjatë gjysmës së dytë të Luftës së Parë Botërore, në shqip dhe gjermanisht. Drejtor i pjesës në gjuhën shqipe ishte P. Gjergj Fishta.
Themelimi dhe botimi
RedaktoE përkohshmja u themelua në qytetin e Shkodrës përgjatë pushtim-administrimit autro-hungarez, më 5 dhjetor 1916. Ishte një botim i përbashkët i Kuvendit të Françeskanëve dhe Komandës së Trupave Austriake, subvencionuar nga Perandoria Austro-Hungareze në kuadrin e Kultusprotektorat-it. Në gazetë krahas trajtesave politike lajmeve të kohës u trajtuan dhe mjaft probleme gjuhësore, folklorike, historike etj. Në këtë gazetë artikuj të trajtuar në dy gjuhë mbanin firmat e filologëve të shquar të kohës austriakë dhe shqiptarë, duke shërbyer edhe si organ i Komisisë Letrare.
U botua për dy vjet me radhë, deri më 23 nëntor 1918, duke u botuar 89 numra.