Pozicioni kalorëse
Pozicioni femra sipër, i quajtur edhe pozicioni kalorëse, është një grup pozicionesh seksuale në të cilat mashkulli qëndron me shpinë ose ulur, ndërsa femra vendoset mbi të ose përballë ose në drejtim të këmbëve, dhe mashkulli fut penisin e ngritur në brendësi të vaginës apo anusit të femrës.[1]
Emri "kalorëse" rrjedh nga imazhi i femrës, e cila duket sikur po e "kalëron" partnerin. Ky pozicion bën pjesë në një numër pozicionesh seksual ku partneri marrës është në krye, ku varianti tjetër është pozicioni "kalorëse" nga prapa. Ky pozicion është goxha i preferuar, pasi është mjaft i thjeshtë për t'u arritur dhe për t'u ruajtur dhe ofron kënaqësi për të dy partnerët.[2]
Ky pozicion përmendet zakonisht si një prej pozicionet më popullore me femrat,[3] pasi në këtë pozicion, femra është zakonisht partneri aktiv gjatë aktivitetit seksual.
Teknika
RedaktoNë pozicionin kalorëse, mashkulli qëndron me shpinë ose ulet, ndërsa femra vendoset mbi zonën e legenit të tij duke vështruar ballazi, në pozicion të gjunjëzuar ose të përkulur. Femra e pozicionon vaginën mbi penisin e ngritur të mashkullit, dhe ulë veten mbi penis, ndërkohë që ajo ose mashkulli e drejtojnë penisin për te vagina për penetrim.[1] Me penisin e ngritur tashmë brenda femrës, ajo mund ta rrëshqasë atë sa lart e poshtë penisit të mashkullit,[4][5] duke kontrolluar ritmin dhe tempin e stimulimit vaginal dhe shkallën dhe kohëzgjatjen e penetrimit.[1] Gjatë aktit, femra është e lirë që të ndryshojë pozicionin e saj duke shtyrë kurrizin ose duke i'u afruar gjoksit të mashkullit, ose duke tundur legenin në sens rrethor. Secila nga këto variacione sjellin ndryshimin e këndit dhe thellësisë së penetrimit dhe stimulimin e pjesëve të ndryshme të zonës vaginale dhe organeve seksuale.[4][5]
Në këtë pozicion femra mund të vazhdojë me lëvizjen lart e poshtë edhe pasi mashkulli të ketë arritur orgazmën derisa ajo të arrijë në orgazmë. Në anën tjetër, nëse femra arrin në orgazmë para mashkullit, ajo mund të ngrejë legenin për t'i mundësuar mashkullit rolin aktiv në penetrim[4] ose çifti mund të ndryshojë pozicionin, në një pozicion që i mundëson mashkullit vazhdimin e penetrimit aktiv, të tilla si pozicioni misionar.
Variacione
RedaktoKur femra qëndron mbi gjoksin e partnerit, ky variacion mund të cilësohet si një pozicion misionar i anasjelltë. Shtrirja e këmbëve mbi trupin e mashkullit,[4] shton presionin mbi mons pubis dhe klitorisin e femrës.[6]
Në pozicionin kalorëse nga prapa, i njohur edhe si pozicioni gaforre, femra vendoset mbi mashkullin në drejtim të këmbëve të këtij të fundit, dhe gjunjëzohet ose përkulet. Pasi ajo ose mashkulli kanë pozionuar penisin mbi vaginë, femra mund të qëndrojë drejt ose mund të anojë para ose pas, për tu mbështetur mbi gjoksin e mashkullit, ose mund të anojë nga njëra anë. Ndërkohë, këmbët e mashkullit mund të rrinë drejt mbi krevat ose të përthyera. Femra gjithashtu ka kontroll mbi tempin, ritmin, thellësinë dhe kohëzgjatjen e penetrimit. Duke ndryshuar pozicionin dhe tundjen e saj, femra mund të ndryshojë nivelin e stimulimit për mashkullin, ndërkohë që stimulon veten nga fërkimi i klitorisit ose zonën G-spot në të njëjtën kohë.
Avantazhe
RedaktoNjë avantazh për femrën në këtë pozicion është që pesha e mashkullit nuk është mbi të, ndaj ku pozicion është i rekomanduar gjatë periudhës së shtatzanisë, pasi nuk ka presion mbi abdomenin e femrës, dhe është më e thjeshtë për të kontrolluar thellësinë dhe shpejtësinë e penetrimit.[4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c "Discovery Health Sexual Positions" Arkivuar 15 janar 2012 tek Wayback Machine. healthguide.howstuffworks.com.
- ^ Masters, Johnson (qershor 1970). Human Sexual Inadequacy (bot. 1st). Little Brown and Company. fq. 54. ISBN 0-316-54985-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Positions for Sexual Intercourse" Arkivuar 24 shtator 2013 tek Wayback Machine.
- ^ a b c d e Nilamadhab Kar; Gopal Chandra Kar (2005). Comprehensive Textbook of Sexual Medicine. Jaypee Brothers Publishers. fq. 108–109. ISBN 8180614050. Marrë më 10 shkurt 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b "Sex Positions For Better Sex" Arkivuar 2 shtator 2010 tek Wayback Machine.
- ^ Kratochvíl, S (1994). "Vaginal contractions in female orgasm". Ceskoslovenska psychiatrie. 90 (1): 28–33. PMID 8174183.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)