Preng Marka Prenga
Preng Marka Prenga u lind në Orosh në vitin 1858 dhe vdiq po në këtë vend më 1955.
Njihet si kreu i bajrakut të Oroshit për një periudhë të gjatë, afër gjysmë shekulli (shekulli XX). Emri i tij përmendet në të gjithë letërkëmbimin diplomatik me kancelaritë e huaja të krerëve të Mirditës në periudhën e Pavarësisë dhe më pas. Bajraktari i Oroshit ka nderin dhe meritën historike të jetë në krye të levizjes së Mirditës për liri dhe pavarësi kombëtare, duke udhëhequr krengritësit mirditas, në kryengritjet e njohura të kësaj krahine dhe më gjërë, të vitëve 1911 dhe 1912.
Në prill të vitit 1919 Preng Marka Prenga me porosi të Abat Doçit, ngriti flamurin e kryengritjes te kisha e Shën Markut në Fan, në një kuvend të gjërë. Në qershor të po atij viti luftëtarët e l2 bajrakëve të Mirditës, të mbështetur dhe nga ata të Lurës, Lumës, Matit dhe Dibrës, të udhëhequr nga Preng Marka Prenga mësyjnë, Lezhën për ta çliruar nga sundimtarët turq dhe arrijnë të marin në dorë kështjellën dhe krejt qytetin. Ky ishte fillimi i veprimeve luftarake të këtyre kryengritësve që do të pasohej nga luftime të tjera të rëndësishme për muaj të tërë, në vijën Kreshtë-Gomsiqe etj.
Preng Marka Prenga simbolizon tipin e prijësit popullor të Mirditës, të plakut të urtë e të mençur, që njeh dhe zbaton doket, kanunin, etj. Vdiq në Orosh në vitin 1955.
Në periudhën e Pavarësisë dhe në ngjarjet e mëvonshme politike shquhen dhe një varg figurash të tjera atdhetare, si Kol Toma i Velës, Zef Ndoci i Spaçit, Ndue Përdeda i Gojanit, Preng Tuc Doda i Fanit, Bardhok Preng Bajraktari i Kthellës, oficeri madhor Preng Jaku i Bulgrit etj.[1]
Referime
Redakto- ^ "Preng Marka Prenga". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2011. Marrë më 13 nëntor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)