Presheva nen sundimin osman
Presheva nën sundimin Osman
Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.
Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq.
Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.