Provinca e Kampobasos
Provinca e Kampobasos (italisht: Provincia di Campobasso) është një krahinë italiane e Rajonit të Molises me më shumë se 230.000 banorë që ka një sipërfaqe prej 2.909 km² dhe përfshin 84 komuna. Kryetar i provincës është aktualisht Rosario De Matteis, i zgjedhur në vitin 2011 në radhët e qendrës së djathtë.
Provinca e Kampobasos
Provincia di Campobasso | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 230,928 |
{{{postal_code_type}}} | 86100, 86010, 86049 |
Faqja zyrtare | provincia.campobasso.it |
Provinca e Kampobasos kufizohet në veri me Provincën e Kietit të Rajonit të Abrucos, në jug-lindje me Provincën e Foxhias të Rajonit të Pulias, në jug me Provincën e Beneventos dhe Kazertës të Rajonit të Kampanjës, në perëndim me Provincën e Izernias dhe në në veri-lindje laget nga deti Adriatik.