Psaka (Sul)
Psakë (greqisht: Ψάκα/Psáka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Psakë
Ψάκα | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 195 |
Emri i banorëve | Psakanjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Psaka kufizohet me Skupicën, nga jugu me Nikolicanjin, nga lindja me Grykën dhe nga perëndimi me Peshtanin.
Toponimet të fshatit Psakë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]
- Ar’ e Ahmetit - arë, në P.
- Ar’ e Çokate - arë, në L.
- Arat e Dacit - ara, në P.
- Ar’ e Gjergj Vangjelit - arë, në P.
- Ar’ e Kostës - baçë me ullinj, në V.
- Bir’ e Prrejzit – shpellë, në P.
- Bokrrimat e Dardhës - bokërrima, në J.
- Bokrrimat e Kovaçe - bokërrima, në J.
- Bokrrimat e Milesë - bokërrima, në L.
- Burim i Lalos - burim, në P. Për Lalon tregojnë se ka qenë një bareshë që çonte bagëtinë për të pirë ujë në këtë burim.
- Dardhëza - arë, në P.
- Di Fiqt e Vidhezit - kullotë, në J.
- Faqa e Dacit - faqe mali, në P.
- Fieri - kullotë, në L.
- Fiku i Gjonit - fik i vjetër në faqen e malit, në P.
- Fillo (Filua) - vësht, në L.
- Fiqt e Prrejzit - ara e fiq në mal, në J.
- Goneja - arë në mal, në P.
- Gorric’ e Pilonit - ara, në L.
- Grik’ e Mihalit - vend grykë, në P.
- Grop’ e Brrinjës - ara, në P.
- Grop’ e Spartës - vend gropë me ullinj, pranë qendrës.
- Grop e Uzni Pirushit - faqe mali, në V.
- Gurët e Vidhezit - shkëmbenj të mëdhenj, në L.
- Hajsomer i Klishës - vend pranë kishës ku mblidheshin pleqtë, në L.
- Kallbë/a - kullotë, në P.
- Kalivj’ e Memikos - kasolle barinjsh e ndërtuar me gurë, në P.
- Kalivj’ e Mihalit - kasolle barinjsh, ndërtuar me gurë, në P.
- Klisha - kishë, në L.
- Kodello - faqe mali me ullinj, në P.
- Lalindreu - stan me gurë ku barijtë dimëronin bagëtitë, në P.
- Lëm’ i Prrarit - lëm i vjetër, në L.
- Lëm’ i Hjersës - lëme i vjetër i shtruar me gurë, në L.
- Litruvia - makinë vaji, në L.
- Llak’ e Mëllezës - grykë, në P.
- Mal’ e Dacit - hundë, në P.
- Malquteza - arë, në P.
- Marçali - kullotë, vend me gurë, në J.
- Mazhi - vend me lofata e shqope, në V.
- Meshahu - arë në mal, në P.
- Mërxim i Dhive - kullotë, në J.
- Prroi Dardhës – përrua, në J.
- Prroi Dushqez – përrua, në P.
- Prroi i Lukut – përrua, në P.
- Prroi Mbilloshit - përrua mali, në P.
- Prroi Spartës - përrua që vjen nga Kurora, në P.
- Pus i Çollakut - pus i vjetër, në L.
- Qaf’ e Dushkut - qafë, në J.
- Qaf’ e Kapitoit - qafë kodre, në P.
- Qaf’ e Trapit - qafë, në J.
- Qaf’ e Thanës - qafë afër qendrës
- Qelbësi - faqe mali, në P.
- Qibleja - ara, në J.
- Rrahu - pyll, në J.
- Rrug’ e Prokos - rrugë, në V.
- Spithar i Burimit Lalos - spithar, në P.
- Spithar i Gurit Angures - spithar, në J.
- Spithari Gurit Mbim - spithar, në J.
- Thieri (Fieri) - shesh, në L.
- Varikoi Vijës - kopësht, në L.
- Vësht i Çovilit - ullishte, në L.
- Vidheza - kullotë, në J.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Psakë:[2]
Boçenj, Buli, Çokatë, Dhimenj, Fotenj, Janenj, Poga, Poloni, Sulotë.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 377-378. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Jaho Mero Mezani, dtl. 1890 nga Nikolicanji, Tiranë, 1949.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 377.