Psychosocial është një këngë nga grupi Amerikan i Heavy Metal Slipknot. Është lëshuar si njëshja (single) e dytë dhe numri 4 nga albumi i tyre i katërt ne studio, All Hope Is Gone. Kënga u transmetua më 26 qershor 2008, dhe fillimisht ishte planifikuar të lëshohej si njëshe dixhitale më 1 korrik, por u vonua dhe u lëshua më 8 korrik. Slipknot performoi Psychosocial live më 9 korrik 2008, në White River Amphitheatre në Auburn, Washington. Kënga gjithashtu është nominuar për 'Performancën më të mirë në Metal', por u mund nga kënga e Metallica "My Apocalypse".