Puth ballin tënd Shqipëri poezi me Autor Zaho Balili. Shtëpia Botuese "Toena". Faqe e librit 136.

Një cikël poezish atdhetare-patriotike vijnë nën penën e Zaho Balilit. I biri, Klodiani, në kujtim të të atit që nuk jeton më, sjell përmbledhjen e poezive më të mira të Zahos të cilat i kushtohen Shqipërisë. Zaho Balilin e frymëzon çdo gjë shqiptare: malet, kodrat, luginat. Këto poezi vijnë si kushtrim për këngën labe, vashën shqiptare, Kurveleshin etj. Ndihet ndikimi që poeti ka pasur nga gurra popullore aq sa të duket sikur këto poezi janë këngët e kënduara mbrëmjeve në Labëri.