Pyetja retorike eshte e pyetje qe nuk pret pergjigje,por nga ana tjeter , vete pyetja eshte nje pergjigje e padiskutueshme. P.sh.:Ku ta gjej une fatin ku ta gjej? Nga kenget e Milosaos: Perse te vene ne det , Mendimet o zemra time? Nga nje poezi e Pjeter Budit: Ku jane ata pleq bujare, Qe qene perpara nesh?

Pyetja retorike

Redakto

Mbiemri "retorik" vjen nga greqishtja rhetoricos- i oratorit, që ka te beje me gojetarine.

Pyetja retorike ndërtohet duke pyetur, pa kërkuar përgjigje, për t'i dhëne shprehjes ngarkese emocionale, për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit a lexuesit. Ajo është shprehje e tërthorte që tregon habi, pakënaqësi, padurim, qortim, keqardhje etj. Kur bëjmë pyetje retorike "pse me hëngre në bese ?", në nuk kërkojmë përgjigje, por shprehim qëndrimin tone ndaj veprimit te një tjetri.

Kur autori për qëllime te caktuara stilistike i përgjigjet vete pyetjes retorike, atëherë një pyetje e tille quhet subjekcion.

Shembull :

Dhe armiqtë e egër e kafshonin kufinjte,
kafshonin supet e zhveshura, te zbehta t'Atdheut,
Atdheut nga ethet e uria i erreshin sytë
dhe ngrihej, duke u lëkundur,
harronte urine,
shkonte te maste kufinjte neper nate.
Me metër ?
Me jard ?
Jo,
Me pushkën e gjate.
(Ismail Kadare - Përse mendohen këto male)