Pyjet e Kosovës përbëjnë rreth 41%[1] të të gjithë territorit të Kosovës. Pjesa më e madhe e pyjeve gjenden në jugperëndim të Kosovës, si në rrethinat e Pejës, Deçanit, Burimit, Junikut, Gjakovës dhe janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Kosovës. Në Kosovë gjenden disa lloj pyjesh, por që kryesisht përfaqësohen nga halorët. [2]

Pyjet e maleve të Sharrit gjatë pranverës
Malet e Bogës në Rugovë gjatë dimrit

Pyjet në Kosovë kanë një faunë e florë të gjerë që ka rëndësi për të gjithë rajonin e Ballkanit. Flora e Kosovës përfaqëson rreth 25% të florës së Ballkanit dhe asaj të Evropës. Rajoni me shumëllojshmërinë më të lartë është rajoni i Maleve të Sharrit dhe Alpet Shqiptare. Por, pyjet e Kosovës janë pre e dëmtimeve nga zjarret dhe prerjet e paligjshme.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "KOSOVO" (në anglisht). U.S. Department of State. prill 2008. Marrë më 24 shkurt 2013. Agricultural land comprises 53% of Kosovo's total land area and forests 41%.
  2. ^ Warrander, Gail; Verena Knaus (2010). Kosovo (në anglisht). Bradt Travel Guides Ltd, UK. fq. 3–6. ISBN 978-1-84162-331-3.