Qëndrueshmëria psikologjike
Qëndrueshmëria psikologjike është aftësia për të përballuar mendërisht dhe emocionalisht një krizë, ose për t'u kthyer shpejt në gjendjen para krizës.
Termi u popullarizua në vitet 1970 dhe 1980 nga psikologia Emi Uerner teksa ajo kreu një studim dyzetvjeçar të një grupi fëmijësh havaianë që vinin nga prejardhje me status të ulët shoqëror-ekonomik.[1]
Faktorë të shumtë ndikojnë në nivelin e elasticitetit të një personi. Faktorët e brendshëm përfshijnë karakteristikat vetjake si vetëvlerësimi, vetërregullimi dhe një këndvështrim pozitiv mbi jetën. Faktorët e jashtëm përfshijnë sistemet e mbështetjes shoqërore, duke përfshirë marrëdhëniet me familjen, miqtë dhe komunitetin, si dhe qasjen në burime dhe mundësi.[2]
Njerëzit mund të përdorin ndërhyrje psikologjike dhe strategji të tjera për të rritur qëndrueshmërinë e tyre dhe për të përballuar më mirë vështirësitë.[3] Këto përfshijnë teknikat kognitive-sjellëse, praktikat e ndërgjegjësimit, ndërtimin e faktorëve psikoshoqërorë, nxitjen e emocioneve pozitive dhe nxitjen e dhembshurisë për veten.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Werner EE (1989). Vulnerable but invincible: a longitudinal study of resilient children and youth. New York: McGraw-Hill. ISBN 978-0-937431-03-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Southwick SM, Bonanno GA, Masten AS, Panter-Brick C, Yehuda R (2014-10-01). "Resilience definitions, theory, and challenges: interdisciplinary perspectives". European Journal of Psychotraumatology. 5 (1): 10.3402/ejpt.v5.25338. doi:10.3402/ejpt.v5.25338. ISSN 2000-8066. PMC 4185134. PMID 25317257.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smith JC, Hyman SM, Andres-Hyman RC, Ruiz JJ, Davidson L (tetor 2016). "Applying recovery principles to the treatment of trauma". Professional Psychology: Research and Practice. 47 (5): 347–355. doi:10.1037/pro0000105. ISSN 1939-1323.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)