Kaisar Bagu
Qaisar Baghu (në gjuhën hindi: क़ैसरबाग़, në gjuhën urdu: قيصر باغ, [qɛːsərˈbaːɣ], Kopshti i perandorit), i shkruar gjithashtu edhe Qaiserbagh, Kaisarbagh ose Kaiserbagh, është një kompleks rezidencial në qytetin e Lucknowt, i vendosur në rajonin e Awadhit të Indisë. Ai u ndërtua nga Wajid Ali Shahu (1847-1856), Nawabi i fundit i Awadhit.[1][2]
Historia
RedaktoWajid Ali Shahu (1847-1856), Nawabi fundit i Lucknowt, e projektoi këtë kompleks pallator, Qaisar Baghun, duke përzier të gjitha stërhollimet e një kopshti parajse. Fjala parajsë mendohet se është një fjalë e rrjedhur nga fjala persiane Pairidaeza që i referohet një kopshti të rrethuar me mure. Parajsa e premtuar në Kuran është një kopësht i bukur, me hije dhe ujë si elementet e tij idealë. Koncepti persian i kopshtit parajsor u soll në Indi nga Perandori Mogul, Babur dhe u zhvillua gjerësisht nga mogulët e mëvonshëm. Shumica e varreve, si Taxh Mahali dhe Varri i Humayunit ishin vendosur brenda koshteve të rafinuar charbagh (katër këndorë) ndërsa të tjerët kanë pallate të ndërtuar përreth tyre. Një studim i pikturave dhe fotografive të kopshtit të Qaiser Baghut të marra përpara vitit 1857 tregojnë se katërkëndëshi kryesor, që ishte zemra e kompleksit sallator, kishte një charbagh të rafinuar. Ai hyhej dhe dilej nëpërmjet dy portave identike të njohura si portat Lakhi. Ai i shte i njohur si ‘Paree (engjëll) Khana’ (zona) ku mbretëreshat e Nawabit jetonin dhe që ka mbetur i paprekur edhe sot.
Zonat rezidenciale të zonjave mbretërore, që rrethonin kopshtin kryesor, ishin shtëpi me oborre të mëdhenj, dy kate të larta dhe pa dritare nga jashtë. Gjithshtu brenda kompleksit të Kaiserbaghut ishin edhe dy tregje, Pazari Meena dhe Pazari Kaptan, për përdorim ekskluziv nga gratë mbretërore. Pas luftës së parë të Pavarësisë në vitin 1857, britanikët urdhëruan prishjen e Kaiserbaghut, pasi ai ishte fortesa e Nawabeve nën drejtimin e Begum Hazrat Mahalit, që kishte marr drejtimin pasi burri i saj, Nawab Wajid Ali Shahu ishte syrgjynosur në vitin 1856. Kaiser Baghu u shkatërrua dal nga dal dhe përmes oborreve të tij kryesorë kishte rrugë të gjera për të kaluar. Asnjë kompleks ndërtesash në Lucknow nuk ishte aq i mahnitshëm sa Kaiserbaghu dhe asnjë monument tjetër historik nuk u shaktërrua kaq shumë. Sot ai kërkon imagjinatë të madhe për të rikrijuar projektin e kompleksit pallator pasi vetëm pak struktura të tij kanë mbetur.
Kompleksi mjeshtëror i të shkuarës qëndron i fragmentuar. Kolegji i famshëm ndërkombtarisht Bhatkhande College of Music qëndron mbi mbetjet e strukturave të pallatit, që gjatë kohës së Nawab Wajid Ali Shahut, padronit të zbavitjes dhe muzikës, jehonte me gazale, thumri dhe dadra. Sufed Baradari, pavarësisht ndërtuesit të tij mbretëror, qëndron në mes të kompleksit. I hijshëm, me konture të rrjedhshme mermeri, ai është dëshmi e ngjarjeve të ndryshme dhe mijëra martesave të zhvilluara nën madhështinë e mermerëve të tij solemne. Dy portat Lakhi sot janë veç një hije e së tyre të shkuar. Nga hyrja mbizotëruese në kompleks, ato duken modeste nga volumi i trafikut nën portikët e tyre të vjetruar.
Galeri pamjesh
Redakto-
Elemete të Portës Lindore të Qaisar Baghut
-
Elemete të Portës Lindore të Qaisar Baghut
-
Elemete të Portës Lindore të Qaisar Baghut
-
Porta ku u vra gjenerali Neil në Qaiser Bagh
-
Kompleksi Qaisarbagh i Lucknowt, Uttar Pradesh, Indi (fotografuar midis viteve 1865 dhe 1882).
-
Qaisarbagh, Lucknow, rreth vitit 1866
-
ushtarë britanikë duke plaçkitur Qaisar Baghun, Lucknow, pas ripushtimit (gravurë nga fundi i viteve 1850).
-
Elemete të Portës Perëndimore të Qaisar Baghut
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "General View of the Palace in Kaiser Bagh, Lucknow (by H.A. Mirza & Sons)". Images of Asia. 1910. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2010. Marrë më 14 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Walled Palaces of Kaiserbagh (by Anil Mehrotra Neeta Das)". Zeno Marketing Communications. Inc. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2009. Marrë më 14 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)