Qamil Poda
Qamil Poda lindi ne 22 nentor 1925 dhe rrjedh nga familja patriote Poda e zonës së Kolonjës me përfaqësuesin më të shquar të saj Zylyftar Poda.
Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në qytetin e Tiranës. Pikërisht këtu, duke qënë student në gjimnazin e Tiranës, shumë shpejte do të përfshihej në lëvizjen antifashiste.
Më parë në grupet e rezistencës po në Tiranë, në njësitet guerile. I ndjekur nga fashistët italianë si rrjedhojë e aktivitetit të tij antifashist, arrestohet në vitin 1942 dhe dënohet me vdekje. Pas një aksioni të guximshëm të njësiteve guerile arrin të arratiset nga burgu i Tiranës dhe i bashkohet Cetës së Pezës.
Prejt këtu luftëtar aktiv në Ushtrinë Nacional Clirimtare, deri në komandant batalioni në Brigadën e tretë sulmuese. Batalioni i drejtuar prej tij, dha një ndihmesë të madhe jo vetëm për clirimin e vendit por edhe në clirimin e zonave të ish-Jugosllavise.
Pas clirimit, fillimisht kreu studimet me rezultate të shkëlqyera në Akademinë e Artilerisë në Kiev, Ukraine në vitet 1947 deri 1950.
Me ardhjen nga Kievi u emërua Komandant regjimenti (RKP, Rezerva e Komandes se Pergjithshme) në Elbasan me gradën Major, ku qëndron deri në vitin 1956.
Prej këtu nga viti 1956 deri 1959 kryen studimet po me rezultate të shkëlqyera në Akademinë e Marinës Luftarake “N.G.Kuznjecov” në Leningrad, sot San Petersburg, ish-Bashkimi Sovjetik.
Me kthimin nga Leningradi, emërohet Zëvendës komandant i Flotës Luftarake Detare me qendër në Vlorë me graden Kapiten i Rangut të Parë deri në vitin 1962, kur emërohet Komandant i Brigadës së parë po në Vlorë.
Në vitin 1964 emërohet Komandant i Bazës Ushtarake Detare (BUD) në Durrës me gradën kolonel deri në heqjen e gradave.
Në vitin 1968 emerohet Zevendeskomandant i Flotës Luftarake Detare deri në vitin 1972.
Në vitin 1973 emërohet Komandant i Flotes Luftarake Detare, deri në fund të vitit 1981, kur del në pension.
Mbas daljes në pension, vazhdon veprimtari aktive pranë Komitetit Kombëtar të LANC, duke u bërë drejtuesi kryesor i tij.
Për merita të vecanta gjatë luftës Nacional Clirimtare dhe më tej pas clirimit të vendit duke ushtruar detyra të ndryshme komanduese në Forcat e Armatosura, Qamil Poda është dekoruar me 20 urdhera e medalje.
Gjithashtu, Këshilli i Qarkut të Tiranës i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi“.