Qenan ose Kenan Mesarea (Janinë, 1889 - Athinë, 1964) ka qenë piktor me prejardhje shqiptare që rrojti më së shumti në Turqi e Greqi. Si adjutant i të atit, komandantit që mbrojti Selanikun nga rrethimi grek, hartoi aktin e dorëzimit të qytetit Mbretërisë Greke.[1]

Biografia

Redakto

U lind në Janinë, në shtëpinë e Mustafa Pashë Janinës, i biri i Hasan Tahsin Pashës nga Mesarea. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e mori në vendlindje, te gjimnazi Zosimea, më tej vazhdoi studimet në GallatasarajStambollit. Iu përgjigj thirrjes për të shërbyer në ushtrinë osmane gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ku iu bë krah të atit si adjutant gjatë mbrojtjes së Selanikut.[1] Krahas lëndëve të tjera, mësimi i frëngjishtes ndikoi në formimin ardhshëm intelektual dhe artistik. Nëpërmjet kulturës frënge u njoh më gjerë me artin e pikturës. Madje edhe formimi i tij si piktor u arrit nën ndikimin e artit francez. Edhe firma: K. Messaré, e përdorur në të gjitha pikturat e krijuara në Shqipëri, Greqi, Itali, Turqi është nën ndikimin e frëngjishtes.

Në shkrimet e deritanishme janë shprehur mendime të ndryshme për formimin artistik, për llojin e veprimtarive që ka organizuar si dhe për përkatësinë qytetare, por, siç shihet nga jeta dhe vepra e tij, Qenan Mesarea, më shumë se shqiptar apo grek ka qenë një artist i botës së qytetëruar. Veprimtarinë artistike e zhvilloi kryesisht në Tiranë, Janinë, Selanik dhe në Athinë. Thuhet se ka pikturuar edhe në Francë dhe në Lozanë të Zvicrës. Tablotë e tij ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në Galeritë e Artit në Selanik, në Janinë, në Athinë, në Muzeun e Luftës në Athinë si dhe në shumë koleksione private në Shqipëri, Greqi, Francë dhe vende të tjera. Koleksioni i çmuar i familjes ruhet nga djali Ini (Shahin) Mesarea në Athinë. Vitet e fundit të jetës Qenani u mbyll në vetvete, në studion e tij brenda shtëpisë. Dilte rrallë për të pikturuar. Një rrugë e qytetit të Janinës sot mban emrin Qenan Mesarea.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Jazaj, Agim (12 dhjetor 2019). "Hasan Tasin Pasha, gjenerali me origjinë shqiptare, që Selanikun ua dha grekërve, jo bullgarëve". telegraf.al. Marrë më 5 dhjetor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)