Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore
Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropen Qendrore dhe Lindore apo REC për Evropen Qendrore dhe Lindore
(ang. : The Regional Environmental Center (REC) for Central and Eastern Europe), është një organizatë jofitimprurëse, qe ka per qellim të ndihmojë ne zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropen Qendrore dhe Lindore.
Qendra e përmbush misionin e saj duke inkurajuar bashkëpunimin mes organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve dhe palëve te tjera aktive në fushën e mjedisit, duke përkrahur shkëmbimin e lirë të informacioneve dhe duke promovuar pjesëmarrjen publike në vendim-marrjen mjedisore.
REC-u u themelua në vitin 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Evropian, dhe Shteti i Hungarisë. Sot REC ligjërisht bazohet në marrveshjen e Kartës së nënshkruar nga 25 shtete dhe Komisioni Evropian, dhe në Marrëveshjen Ndërkombëtare me Qeverinë e Hungarisë.
REC-u në Kosovë punon që nga qershori i vitit 2000, përmes zyrës së vet në Prishtinë. Programi i REC-ut në Kosovë përfshin përkrahjen institucionale për menaxhim mjedisor efikas, shoqëri të bazuar në dituri (edukim/informim të publikut të gjerë) dhe në komunitete të qëndrueshme. REC Kosova ka zhvilluar programe parteriteti me të gjithë partnerët/donatorët që punojnë në Kosovë.
Shih edhe
Redakto- Qendra Rajonale e Mjedisit, Shqipëria.
Lidhje të jashtme
Redakto- Amëza kos.rec.org Arkivuar 6 dhjetor 2021 tek Wayback Machine