Qendra e Vëzhgimit Ajror (Shqipëri)

(Përcjellë nga Qendra e Vëzhgimit Ajror)

Misioni Redakto

Qendra e Vëzhgimit Ajror, në përbërje të FAj me kapacitetet e veta dhe të NATO, realizon dhe integron informacionin e vëzhgimit për krijimin e pikturës ajrore si dhe mbështet sigurimin e kushteve për kryerjen e funksioneve të QKR (CRC), si pjesë e sistemit NATINADMS, policimit ajror, kryerjen e kontrollit të mjeteve ajrore në vartësi, si dhe menaxhimin e rasteve renegate në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Detyrat Redakto

Ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e FAj dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen me zbulim, vëzhgim dhe komandim - kontroll ajror në kryerjen e misioneve dhe operacionet e përbashkëta. Në kuadër të realizimit të misionit ka për detyrë të stërvisë, të përgatisë, të pajisë dhe të mbajë në gatishmëri forcat dhe mjetet për:

- Monitorim, vëzhgim dhe kontroll të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

- Paralajmërim në kohë për rrezikun ajror.

- Shkëmbim informacioni për vëzhgimin dhe krijimin e pamjes ajrore (RAP) me CRC e NATO dhe institucioneve civile (ANTA).

- Të sigurojë kapacitetet e nevojshme operacionale me strukturën e C2 ajrore të NATO dhe sistemit NATINADMS.

- Mbështetje me komandim drejtim të FAj në operacion.

- Mbështetje në operacione të përbashkëta në kuadrin e FA, ato humanitare në ndihmë të popullsisë.

- Mbështetje të operacioneve të kërkim-shpëtimit (SAR).

- Drejtimin e mjeteve ajrore të forcës në stërvitje dhe operacione të ndryshme.