Qyqja
Qyqja (Cuculus canorus) është një lloj i zogjëve në familjen Cuculidae.
Qyqja | |
---|---|
![]() | |
Klasifikimi shkencor ![]() | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | [[Cuculus]]
|
Lloji: | '. C. canorus'''''
|
Emri binomial | |
C. canorus'' (Linnaeus, 1758)
|
GjatësiaRedakto
32-34 cm, krahët e hapur: 51-57 cm.
PërshkrimiRedakto
Nga prilli në korrik, kënga e qyqeve është pjesë e rëndësishme e fondit muzikor të pyjeve. Pas kësaj periudhe, meshkujt pushojnë së kënduari dhe të rriturit shtegtojnë përsëri për në Afrikë, duke i lënë të vegjlit vetëm deri në shtator. Silueta e tyre në fluturim është e ngjashme me atë skifterit kthetrazi (Falco tinnunculus) ose gjeraqinës së shkurtër (Accipter nisus). Zogjtë e rritur janë në dy ngjyra: gri ose kafe në ngjyrë ndryshku. Pjesa e barkut është e bardhë me vijëzime gri. Në fluturim shfaqen krahët e gjatë dhe të gjerë. Të vegjlit kanë krahë më të rrumbullakosur. Ata janë në ngjyrë kafe të errët e cila çelet në pjesën e pasme të kokës.
Përhapja dhe habitatiRedakto
Jetojnë në zona pyjore, por takohen dhe në toka bujqësore me shkurre, moçale, këneta etj.
RiprodhimiRedakto
Nuk ndërtojnë fole të vetën por i lëshojnë vezët veç e veç në foletë e specieve të tjera, si bilbili (Luscinia megarhynchos). Vezët çelin për 12 ditë dhe të vegjlit mund të fluturojnë pas tre javësh.
UshqimiRedakto
Kryesisht insekte, merimanga dhe larva.
ZëriRedakto
Një “kuu-kuu” e njohur, ndonjëherë mashkulli bën edhe ”kuk-kuk-kuk”.