Karl Lineu

botanist, mjek, dhe zoolog suedez
(Përcjellë nga Carolus Linnaeus)

Karl Lineu (suedisht: Carl Linnaeus dhe Carl von Linné;[1][2][3] 23 maj 1707 – 10 janar 1778) ishte një botanist, mjek, dhe zoolog suedez, i cili formalizoi sistemin bashkëkohor të emërtimit të organizmave, të njohur si nomeklatura binomiale. Është i njohur me epitetin "babai i taksonomisë bashkëkohore".[4] Shumë nga shkrimet e tij ishin në gjuhën latine, dhe emri i tij në gjuhën latine është Carolus Linnæus (pas vitin 1761 Carolus a Linné).

Carl Linnaeus (Carl von Linné)
Carl von Linné, Alexander Roslin, 1775
U lind në23 maj, 1707
Vdiq10 janar 1778 (70 vjet)
Vendi i prehjesKatedralja Uppsala
KombësiaSuedez
Shkollimi
Bashkëshorti/jaSara Elisabeth Moræa (m. 1739)
Fëmijë7
Nënshkrimi

Lineu lindi në Råshult, në provincën e Smålandit, në jug të Suedisë. Shumicën e arsimit të lartë e morri në Universitetin e Uppsalës, dhe filloi të jap leksione botanike aty në vitin 1730. Ai jetoi jashtë vendit mes viteve 1735 dhe 1738, ku studioi dhe botoi botimin e parë të veprës së tij Systema Naturae në Holandë. Ai pastaj u kthye në Suedi, ku u bë profesor i mjekësisë dhe botanikës në Uppsala. Në vitet 1740, ai shkoi në disa udhëtime nëpër Suedi për të gjetur dhe klasifikuar bimë dhe kafshë. Në vitet 1750 dhe 1760, ai vazhdoi të mbledhë dhe të klasifikoj kafshë, bimë dhe minerale, dhe botoi disa vëllime. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte një nga shkencëtarët më të mirënjohur në Evropë.

Filozof zviceran Zhan Zhak Ruso dërgoi këtë mesazh: "I thoni atij se unë nuk di njeri më të madh në tokë."[5] Shkrimtari gjerman Johan Volfgang Gëte shkroi: "Me përjashtim të Shekspirit dhe Spinozës, unë nuk njoh askënd në mesin e atyre që nuk jetojnë, i cili më ka ndikuar më fortësisht."[5] Autori suedez August Strindberg shkroi: "Lineu ishte në të vërtetë një poet, që ndodhi të bëhet një natyralist".[6] Ndër komplimentet tjera, Lineu është quajtur Princeps botanicorum (Princi i Botanistëve), "Plini i Veriut" dhe "Adem i Dytë".[7] Ai konsiderohet edhe si një nga themeluesit e ekologjisë moderne.[8]

Në botanikë dhe zoologji, shkurtesa L. përdoret për të treguar Lineut si autoritetin për emrin e një specieje.[9] Në botimet më të vjetra, shkurtesa "Linn". gjendet. Mbetjet e Lineut përbëjnë lloji ekzemplar për speciet Homo sapiens sipas Kodit Ndërkombëtar të Nomenklaturës Zoologjike, pasi ekzemplari i vetëm që ai dihet se ka ekzaminuar ishte ai vetë.[note 1]

Shënime

Redakto
  1. ^ ICZN Chapter 16, Article 72.4.1.1 – "For a nominal species or subspecies established before 2000, any evidence, published or unpublished, may be taken into account to determine what specimens constitute the type series." and Article 73.1.2 – "If the nominal species-group taxon is based on a single specimen, either so stated or implied in the original publication, that specimen is the holotype fixed by monotypy (see Recommendation 73F). If the taxon was established before 2000 evidence derived from outside the work itself may be taken into account [Art. 72.4.1.1] to help identify the specimen."

Referime

Redakto
  1. ^ "Linnaeus" Arkivuar 9 prill 2016 tek Wayback Machine entry in Collins English Dictionary, HarperCollins Publishers, 1998.
  2. ^ "Linnaeus, Carolus" Arkivuar 11 shtator 2016 tek Wayback Machine in the Oxford Dictionaries Online.
  3. ^ Blunt, Wilfrid (2001). Linnaeus: the compleat naturalist (në anglisht). London: Frances Lincoln. ISBN 978-0-7112-1841-3.[lidhje e vdekur]
  4. ^ Calisher, CH (2007). "Taxonomy: what's in a name? Doesn't a rose by any other name smell as sweet?". Croatian Medical Journal (në anglisht). 48 (2): 268–270. PMC 2080517. PMID 17436393.
  5. ^ a b "What people have said about Linnaeus". Linné on line (në anglisht). Universiteti i Uppsalës. Marrë më 3 tetor 2011.
  6. ^ "Linnaeus deceased". Linné on line (në anglisht). Universiteti i Uppsalës. Marrë më 3 tetor 2011.
  7. ^ Broberg, Gunnar (2006). Carl Linnaeus (në anglisht). Stockholm: Instituti Suedez. ISBN 978-91-520-0912-3.
  8. ^ Egerton, Frank N. (2007). "A History of the Ecological Sciences, Part 23: Linnaeus and the Economy of Nature". Bulletin of the Ecological Society of America (në anglisht). 88 (1): 72–88. doi:10.1890/0012-9623(2007)88[72:AHOTES]2.0.CO;2.
  9. ^ "Linnaeus, Carl (1707–1778)". Author Details (në anglisht). International Plant Names Index. Marrë më 1 tetor 2011.