Qyrqinj
Qyrqinj (gëzoftarë), ishte një veprimtari e hershme zejtare, që punohej me lëkurë të kafshëve të buta dhe të egra.
Në fillim të shek. XX, përmenden 3 dyqane të kësaj zeje në Gjilan, kurse bazuar në të dhënat e Odës Zejtare të Rrethi të Gjilanit, më 1925, leje pune për ushtrimin e kësaj zeje kishte Muharrem Bajrami dhe një tjetër i nacionalitetit serb, me leje nga viti 1935.