Qyteti i ndërtuar nga njerëzit është revistë urbanistike e botuar në dy vëllime gjatë vitit 2000.

Qyteti i ndërtuar nga njerëzit
Kopertinat e revistës, vëllimi i parë dhe i dytë.
AutorCo-Plan
Titulli origjinalQyteti i ndërtuar nga njerëzit
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
Temaurbanistikë
BotoiCo-Plan
Faqe100-200 (Vol.1; Vol.2)
ISBNISBN reviste Invalid ISBN

Përmbajtja

Redakto

Qytetet në botë po rriten dhe gjithmonë e më shumë njerëz duhet të ndajnë mes tyre burime të pakta si toka, uji, dhe energjia. Përmirësimi i mjedisit jetësor është një sfide e përhershme si për autoritetet, ashtu dhe për komunitetet. Kjo kërkon cilësi të lartë në qeverisën e qytetit tani dhe në te ardhmen. Revista trajton aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit, si rritja demografike, gjendja fizike, ekonomike sociale dhe mjedisore e tyre, si dhe rritja e rolit shoqëror që luajnë banoret mbi mjedisin e tyre jetësor. Më qellim që te reagohet pozitivisht ndaj ketyre sfidave, menaxhimi urban është përshkruar si një metodë e mundshme dhe efektive për qytetet e sotme shqiptare.

Rreth botuesit

Redakto

Co-Plan, Qendra për Zhvillimin e Habitatit, është një organizatë joqeveritare profesionale, që vepron në fushën e zhvillimit urban nëpërmjet metodave që promovojnë njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm dhe një vizion të ri për shoqërinë civile në Shqipëri. Co-Plan lind në vitin 1995 nga një program azhurnimi i financuar nga organizata donatore, duke vepruar në fushën e zhvillimit social dhe përmirësimit të infrastrukturës në lagjen e Bregalumasit, Tiranë. Në ditët e sotme, Co-Plan ka eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe zhvillon aktivitetin e tij në Shqipëri e Kosovë si dhe merr pjesë ne kongrese dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare duke publikuar artikuj dhe pune kërkimore. Co-Plan synon të përmirësoje aspektet mjedisore, sociale dhe ekonomike në qendrat e banuara shqiptare, duke promovuar mobilizimin lokal të burimeve dhper zhvillimin, planifikimin dhe organizimin e Komunitetit.