Remzije ZEKOLLI është lindur në Maxhunaj, Komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Vushtrri, Fakultetin Juridik në Uiversitetin e Prishtinës, në Prishtinë. Në vitin 2002 punësohet në Odën e Avokatëve të Kosovës dhe në Odën e Avokatëve Amerikan si avokate praktikante. Në zgjedhjet lokale, të vitit 2002, merr mandatin nga populli si këshilltare komunale në KK të Vushtrrisë deri në vitin 2007. Në vitin 2003 zgjedhet Zyrtare për Barazi Gjinore. Tani është Koordinatore e Zyrës për të Drejtat e Njeriut në Vushtrri. Në vitin 2014 zhgjedhet kryetare e Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, dega në Vushtrri, ndërsa në vitin 2015 anëtare e Kryesisë Qëndrore Sindikale. Në simpoziumin mbarëkombëtar Trojet e Arbërit, paraqitet me punim shkencor. Me rastin e ditës së çlirimit të Vushtrrisë, në vitin 2015, merr Mirënjohje si punëtore e dalluar e administratës komunale. Kontributin e saj e ka dhënë në poezi, prozë dhe publicistikë. Çmimi i tretë në TPSH, në vitin 2005. Cmimi i pare ne manifestimin poetik Guri i Plakes ne Drenas, 2016. Ne Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovë u anëtarësua në vitin 2008. Është redaktore e tre librave të autorëve të rinj; është recenzente e një libri.

Botime

Redakto

Deri më tashti ka botuar këta libra me poezi e prozë:

  • “Pranverë në pritje”, 2002.
  • “Portret i fshehur”, 2005.
  • “Vinjet prej gjaku”, 2006.
  • “Përballë valëve të jetës”, 2007.
  • “Tisi Gri i ëndërrës”, 2008.
  • “Arkëza e kujtesës”, 2012.
  • “Vitet e stuhishme” 2015

Amza jetsore dhe krijuese e Miftar Kurtit 2017 Arkeza e krijimeve letrare 2018 Amanet Shekujsh 2018 REFERENCA

HYGOIZMI, MITI DHE REALITETI I HIDHUR NË NJË PROZË. Nacional Nr.359 2016 Bota e Alegorisë në një novelë.Nacional Vinca poet dhe personalitet i letrave shqipeNacional daate 8 janar 2018