Radio Frequency IDentification (RFID) do të thotë: identifikim me ndihmën e valëve elektromagnetike. RFID bën të mundur identifikimin dhe lokalizimin e objekteve dhe qënieve të gjalla dhe memorizon automatikisht këto të dhëna.

Dispozitiv RFID i përdorur nga supermarketi Wal-Mart

RFID përmban dy pjesë. Njëra është një qark i integruar për memorizimin dhe përpunimin e të dhënave, kodifikimin dhe dekodifikimin e sinjalit të frekuencës radio. E dyta është antena për kapjen dhe transmetimin e sinjalit.

RFID mund të jetë aktiv, pra i paisur me bateri që lëshon sinjal autonom dhe pasiv, pra pa bateri dhe kërkon një burim të jashtëm për të stimuluar kapjen dhe lëshimin e sinjalit të radio frekuencës.

Në ditët e sotme RFID gjen përdorim në shumë fusha si: logjistikë, artikujt e supermerkateve dhe nëpër dokumente të ndryshëm të identifikimit (pasaporta dhe letërnjoftime).

Lidhje të jashtme

Redakto

Informacion mbi RFID