Rada Ivekoviq

Filozofe kroate dhe shkrimtare
(Përcjellë nga Rada Iveković)

Rada Iveković (lindur më 1945 në Zagreb, Jugosllavi) është një profesoreshë kroate,filozofe dhe shkrimtare.

Hulumtimet

Redakto

Puna hulumtuese e Iveković përfshin filozofinë aziatike (veçanërisht atë Indiane),teorinë feministe si edhe filozofinë politike.

Në veçanti, temat më të spikatura në punën kërkimore dhe intelektuale të Radës janë: filozofia postmoderniste, orientalizmi, filozofia bashkëkohore europiane, çështje si kombësia, shtetësia, problemet e nacionalizmit, të dhunës dhe luftës, çështja e identitetit europian dhe demokracia.

Interesa të tjera të Iveković përfshijnë: kritikën letrare, religjioni dhe mitologjia, studimet gjinore e shkrimtaret gra, antropologjia si dhe filozofia bashkëkohore franceze.


Kredoja politike

Redakto

Iveković beson se pabarazia gjinore midis gjinive si dhe pabarazi të tjera, mospërfshirja, diskriminimi me bazë gjininë, kombësinë, nënshtetësinë, etninë sjell ndarje fatale. Gjatë periudhës së luftës në Jugosllavi filozofja kroate promovon qëndrimin e saj anti-patriarkal.

Në 1997 Iveković publikoi një studim filozofik mbi dikotominë gjini/seks biologjik, duke i hulumtuar këto çështje me Jean-François Lyotard.

Karriera

Redakto

Iveković u rrit dhe edukua në Zagreb dhe Beograd, më së shumti në Zagreb ku edhe ka jetuar deri në vitin 1963 deri sa erdhi eksodi i viteve 1991-1992. Ajo ka studiuar në Universitetin e Zagrebit në degën e Filozofisë dhe studimeve të anglishtes nga viti 1970 deri në 1973. Në vitin 1972 ajo përfundoi studimet e doktoraturës në filozofinë budiste pranë Universitetit të Dehlit.

Në periudhën nga 1975 deri në eksodin e viteve 1991-1992, Iveković mbante ligjërata në Universitetin e Zagrebit rreth Historisë së Filofizë aziatike.


Linqe të jashtme

Redakto