Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Raimond Kola është gazetar dhe fotograf shqiptar. Ai ka punuar për rreth tri dekada si korrespondent për jugun e Shqipërisë për Shërbimin shqip të radios "Zëri i Amerikës", është autor i disa botimeve mbi trashëgiminë kulturore dhe komentator në fushën e mjedisit dhe turizmit.

Është president i shoqatës rajonale të gazetarëve shqiptarë në Gjirokastër dhe së fundmi Drejtor i zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të qytetit muze Gjirokastër. Raimond Kola njihet edhe si fotograf i faunës në Shqipëri.[1]

  1. ^ "Gazetari Raimond Kola, fotografi i "botës së egër"!". Tirana Diplomat. 26 shkurt 2023. Marrë më 29 korrik 2024.